E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portieri serb Diliç nuk bind Shkumbinin

Shkumbini fitoi me rezultatin e thellë 4-0 miqësoren e parë kundër Velezhit të Strugës (gola të Gramit, Norës, Deliovskit e Llucës), por ai që nuk bindi në këtë takim ishte portieri serb Ivan Dilic, i cili mesa duket i ka dhënë fund edhe testimeve me peqinaset. Edhe portieri tjetër Birja, sipas sekretarit Isaj, nuk jep garanci.
E vetmja alternativë është rikthimi i portierit të talentuar Ervin Llani. 25-vjecari, i cili më parë ka luajtur edhe për Besëlidhjen (9 ndeshje) e Lushnjën (21 ndeshje), në tre sezonet e fundit për Shkumbinin (2005-2008) ka zhvilluar rrumbullak plot 90 ndeshje.
Shkumbini do të luajë edhe një ndeshje miqësore me Tiranën, që nga ana e saj po kryen fazën përgatitore ne Ohër të Maqedonisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›