Tension, dhurata e Superiores për Vitin e Ri
Tensioni është dhurata që Kategoria Superiore ka propozuar për sportdashësit në prag të Vitit të Ri. Në ndeshjen mes Lushnjës dhe Shkumbinit, stadiumi "Tofik Jashari" i Shijakut është kthyer të paktën dy herë në një arenë përplasjesh e shtyrjesh mes lojtarëve. Tensioni është favorizuar ndoshta edhe nga fusha jo e mirë, ku ka pasur edhe ndërhyrje të ashpra. Nuk kanë munguar kartonët e verdhë dhe të kuq, kontestimet për vendimet e gjyqtarëve, por edhe përplasjet verbale mes tifozerive. Këto kanë karakterizuar sfidën brenda 90 minutave lojë. Edhe pas fërshëllimës, ka pasur konfrontime mes lojtarëve, por për fat ndërhyrja e palëve dhe policinë, ka lënë gjithçka në tentativë. Për sa i përket rezultatit të lojës, ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa takimi i fazës së parë në Peqin ishte mbyllur 2-1 për lushnjarët. Një barazim që u intereson pak të dyja skuadrave. Pas një pjese të parë pa gola, ishte sulmuesi beratas, Klodian Arbëri, ai që i dha avantazhin skuadrës lushnjare në minutën e 76-të, por pa kaluar dhjetë minuta, Shkumbini barazoi me sulmuesin e njohur gjirokastrit, Arlin Nora, në minutën e 84-t. Pesë minutat e fundit, Lushnja u detyrua t‘i luante me dhjetë lojtarë, për shkak se portieri Mikel Spaho u largua me karton të kuq në minutën e 85-të. Spaho është portieri i dytë që del me të kuqe gjatë këtij sezoni pas Orges Shehit të Partizanit, në takimin Apolonia-Partizani (3-1) në javën e 16-të. Pas ndëshkimit me karton të kuq të portierit Spaho nga gjyqtari Ermion Sino, tekniku Vasil Bici hodhi në fushë portierin e dytë, Bejte, në vend të Klodian Arbërit. Ndeshja pati faza tensioni dhe në këtë takim u dhanë tetë kartonë të verdhë dhe një i kuq. Pas përfundimit të takimit, dy tifozeritë, të pranishme në "Tofik Jashari", shkëmbyen replika e fyerje ndaj njëra-tjetrës, aq sa u desh ndërhyrja e policisë lokale për të rivendosur qetësinë. Sipas sekretarit të klubit të Lushnjës, Llazar Dushi, ka mohuar kategorikisht të ketë pasur dhunë gjatë dhe pas ndeshjes, por sipas tij, momentet e tensionit ishin vetëm disa incidente të vogla dhe të parëndësishme. "Nuk ka pasur as dhunë dhe as grushte, thjesht ka pasur një moment fërkimi me dy prej futbollistëve të skuadrave tona, e cila maksimumi i saj ka pasur shtyrjet. Në fund të takimit, kam mbledhur lojtarët e mi, ndërsa zëvendëspresidenti i Shkumbinit, Dash Sula të tijtë, dhe jemi ndarë pa asnjë incident, madje jemi përqafuar dhe përshëndetur miqësisht me njëri-tjetrin. Tradicionalisht Lushnja dhe Peqini kanë shkuar mirë bashkë dhe kjo nuk kishte si të prishej në këtë ndeshje. Ankesa e vetme që kam është në drejtim të anësorëve, që na mohuan dy penallti". Lushnja, tani ndodhet në kuotën e 13 pikëve, 3 më shumë se Partizani i vendit të fundit. Ndërsa Shkumbini pozicionohet në vendin e pestë me 24 pikë, po aq sa Teuta e vendit të katërt. Vetëm një pikë e marrë dje nuk e ndihmon Shkumbinin të qëndrojë në rrugën e kryesuesve, ku do ta kishte më të lehtë realizimin e objektivit që ka për këtë sezon: pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. Sa i përket Lushnjës, pika e marrë në "Tofik Jashari, nuk i shërben shumë për largimin nga zona e ftohtë, e cila e çon në kategorinë inferiore.
Superiore
Java e 17
Dje
Lushnja-Shkumbini
K.Arbëri 75‘, A.Nora 84‘
Sot
Elbasani-Besa Aranit Lulaj
Vllaznia-Dinamo Lorenc Jemini
Tirana-Bylis Albano Janku
Partizani-Flamurtari Remzi Sadiku
Apolonia-Teuta Labjon Mustafaraj
KLASIFIKIMI
Skuadra N Pikë
1. Vllaznia 16 34
2. Tirana 16 27
3. Dinamo 16 26
4. Besa 16 25
5. Teuta 16 24
6. Shkumbini 17 24
7. Flamurtari 16 23
8. Elbasani 16 20
9. Bylis 16 17
10. Apolonia 16 15
11. Lushnja 17 13
12. Partizani 16 10
Superiore
Java e 17
Dje
Lushnja-Shkumbini
K.Arbëri 75‘, A.Nora 84‘
Sot
Elbasani-Besa Aranit Lulaj
Vllaznia-Dinamo Lorenc Jemini
Tirana-Bylis Albano Janku
Partizani-Flamurtari Remzi Sadiku
Apolonia-Teuta Labjon Mustafaraj
KLASIFIKIMI
Skuadra N Pikë
1. Vllaznia 16 34
2. Tirana 16 27
3. Dinamo 16 26
4. Besa 16 25
5. Teuta 16 24
6. Shkumbini 17 24
7. Flamurtari 16 23
8. Elbasani 16 20
9. Bylis 16 17
10. Apolonia 16 15
11. Lushnja 17 13
12. Partizani 16 10