Galiani: Kanavaro nuk vjen, Nesta rrezikon
"Kanavaro nuk do të vijë. Është i Realit dhe sigurisht nuk mund të vijë te Milani në janar". Në këtë mënyrë, administratori i deleguar i kuqezinjve përgënjeshtron zërat e fundit të merkatos për kapitenin "axurr". Mbetet nevoja për një mbrojtës, sepse Thiago Silva do të mund të përdoret vetëm pas qershorit: "Do të shikojmë nëse do të mund të gjejmë një lojtar, i cili të mund të bëjë lojë në krahun e majtë dhe në qendër". Po Nesta? "Shumë shpejt do të mësojmë nëse do të vazhdojë të luajë në nivele të larta".
Kampionati - Arratisja e Interit, Bekham e Nesta. 2009, që do të vijë pas pak ditësh, paralajmëron shumë surpriza për Milanin dhe Adriano Galiani nuk mundet të bëjë gjë tjetër veçse të shpresojë që të jenë pozitive. Zëvendëspresidenti dhe administratori i deleguar ka përsëritur që nga fillimi i sezonit se skuadra e Ançelotit e ka të detyrueshme të fitojë titullin dhe nuk ka ndryshuar mendje as tani, që Interi kryeson me nëntë pikë diferencë. "Ka një precedencë iluminuese në lidhje me këtë, është shprehur Galiani. Interi kishte 11 pikë avantazh ndaj Romës në shkurt dhe verdhekuqtë 45 minuta para fundit të kampionatit e kishin fituar kampionatin. Ne, Juve dhe Fiorentina mund të shpresojmë ta arrijmë Interin". Më kryesori është Milani, që sipas Galianit ka "një organikë unike në botë", edhe pse duhet të mësojë të bëjë më pak gabime ndaj skuadrave të vogla.
Bekham e Nesta - Nuk dihet nëse prezenca e Bekhamit, edhe pse për tre muaj, do të mundet të ndihmojë Maldinin me shokë të jenë më të "egër": "Nga ai pres që ta bëjë edhe më spektakolare këtë skuadër. Mund të ndërtohen mesfushë më fizike se tonat, por nuk do të mund të krijohen mesfusha, të cilat, në momentin e tyre më të mirë, të luajnë më mirë se sa ne. Një ditë do të më pëlqente të shikoja bashkë Bekhamin, Pirlon, Sedorfin, Kakanë, Ronaldinjon e Paton, pasi atëherë kundërshtarët do të mendojnë vetëm si të mbrohen". Në mes të janarit, do të rikthehet Nesta nga SHBA: "Lojtari po përmirësohet, por është e nevojshme të bëhet hapi final. Do të vazhdojë rikuperimin deri në mes të janarit në Majemi, më pas do të kthehet dhe do të jetë momenti final për të mësuar nëse do të mund të vazhdojë të luajë në nivelet e larta, apo jo".
Ambrozini - Në qershor do të mësohet më shumë rreth fatit të Ambrozinit (që kërkon zgjatjen e kontratës, e cila skadon pas 1 viti e gjysmë) dhe blerjen e mundshme (këtë herë përfundimtare) të Bekhamit: "Ambrozini ka një kontratë për këtë vit dhe për atë pasardhës. Kur të jetë 33 vjeç, do të vendosim se çdo të bëjmë. Bekham? Nëse do të mund të lirohej dhe të na thoshte të tilla gjëra, do ta vlerësojmë këtë mundësi, por për momentin më duket një hipotezë. Më duket më e thjeshtë që të vijë sërish vitin e ardhshëm".