Briatore te Ferrari?
Këto të dhëna të bëjnë të mendosh se në një të ardhme (ndoshta në 2011) ish-shefi i Renosë mund të marrë postin e këshilltarit special tek Ferrari. Ai mund të menaxhojë marrëdhëniet me sponsorët, punë të cilën tani po e bën Stefano Domenikali.Por bashkëpunimi mund të jetë edhe më ambicioz, duke parë se në vitin 2012 Berni Ekleston mund të largohet nga Formula 1. Në këtë rast, Briatore, aktualisht drejtor komercial i federatës së skuderive, mund të ishte zëvendësuesi i mundshëm i 80-vjeçarit britanik.