E Diel, 1 Nëntor 2026

Messi, futbollisti më i famshëm në botë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka lënë pas vetes Cristiano Ronaldon dhe Wayne Rooneyn si futbollisti më i famshëm në botë, sipas një hulumtimi të bërë nga Universiteti i Navarras, Spanjë.

Messi është futbollisti me profilin më të lartë në botë për vitin e dytë me radhë. I dyti ishte mesfushori ofensiv i Real Madridit, Ronaldo – futbollisti më i shtrenjtë në botë, dhe i treti sulmuesi i Manchester Unitedit, Rooney, sipas hulumtimit vjetor.

Plejmejkeri brazilian i Realit, Leite Kaka ishte i katërti para çiftit të Liverpoolit, sulmuesit Fernando Torres dhe mesfushorit Steven Gerrard. Qendërsulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, ylli brazilian Ronaldinho, mesfushori spanjoll Xavi dhe sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç kompletuan dhjetë pozitat e para.

Kampioni i Evropës dhe i Spanjës, Barcelona kryesoi në renditjen e klubeve para Realit, Manchester Unitedit, Chelseas, Milanit dhe Liverpoolit. Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, mposhti Rafa Benitezin e Liverpoolit dhe Jose Mourinhon nga Inter si menaxheri që zgjon vëmendjen më të madhe mediale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›