E Diel, 1 Nëntor 2026

Brigel: "Bundesliga nuk më josh"

Ndihet i kënaqur me punën e re, të cilën e ka arritur pas gjashtë muajve i papunë klasik për një trajner, por edhe në pritje të ofertave, të cilar për hir të së vertetës nuk i kanë munguar. Hans Peter Brigel, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, aktualisht tekniku i skuadrës turke Ankaragucu dhe gjermani tjetër Karl-Hainc Feldkamp (Gallatasaraj), 73-vjec, gjatë një interviste ekskluzive për Europsport dhanë mendimet dhe objektivat personale në lidhje me synimet e skuadrave që drejtojnë në kampionatin turk. Brigel është i kënaqur me Ankaranë edhe pse ka vetëm katër javë aty e nuk ka parë shumë nga kryeqyteti turk. "Përshtypja ime e parë është e jashtëzakonshme, më ka dhënë shumë besim", - thotë Brigel që më parë ka trajnuar Beshiktashin e Stambollit. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, i cili refuzoi kontratën e tretë me FSHF-në, për shkak të disa kushteve specifike që lidheshin me objektivat të vendosira nga Komiteti Ekzekutiv, u punësua në Bahrein, ku humbi shumë shpejt vendin e punës së trajnerit të përfaqësuese së vendit të pasur të arab. "Sa i shpejtë ishte vendimi për të punuar në Turqi, zoti Brigel?, - pyet gazetari turk i Eurosport.com, Hakan Uzun. "Unë morra një telefonatë nga klubi dhe u takuam me drejtuesit e klubit disa ditë më pas në Frankfurt. Biseda zgjati tre orë dhe unë isha i sigurt për përfundimin, se do të merrja drejtimin e skuadrës së kryeqytetit turk", - sqaron disa detaje të marrëveshjes Brigeli. Ankargucu ka realizuar deri tani tetë blerje të reja dhe udhëheq merkaton në Turqi. "A është i kënaqur me përforcimet Brigeli? Po, klubi ka sjellë shumë lojtarë të rinj, dhe në klub janë shumë lojtarë rezervë. Ne kemi nevojë për një ose dy lojtarë të rinj, pasi nuk kemi dufishuar lojtarët për cdo pozicion. Fatkeqësisht mjetet financiare nuk e lejojnë këtë luks. Ky është edhe ndryshimi me klubet e Stambollit". Ankarakucu në përfundim të sezonit të kaluar ishtë në prag të rrëzimit, ndërkohë që presidenti i klubit Kemal Ajdin synon për sezonin e ri një vend më të mirë. Po cila është dëshira realiste e Brigelit? "Ankaragucu mblodhi në fund të sezonit 42 pikë, gjashtë më pak se vendi i gjashtë i mbajtur nga Genclerbirligi. Po të shohësh renditjen e ligës turke nga vendi i pestë deri te ai i 15-ti ndryshimi në fortësinë e ekipeve nuk është i dukshëm. Qëllimi për sezonin e ardhshëm? Për Brigelin një vend në gjashtë ekipet e para është i mundshëm. "Unë besoj te grupi", - thotë trajneri gjerman. E gjithë karriera e Brigelit si trajner ka qenë jashtë Gjermanisë. Dhe kjo s'ka se si mos të vihet në dukje nga gazetari turk. "Nuk ju tërheq Bundesliga? Nuk keni pasur kurrë oferta?". Brigeli e ka përgjigjen diplomatike. "Për të thënë të vërtetën ndërshmërisht, Bundesliga deri tani nuk më ka joshur. Unë ndihem jashtë shumë mirë dhe para së gjithash tani në Turqi. Në të ardhmen pa dyshim që do të punoj në Gjermani". Deklaratë tipike trajneri para medias.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›