E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, “fishekzjarre” e festë për Ervin Skelën

Skela te Askoli, kuqezinjte ne feste. Kanë zhvilluar seanca të forta stërvitore, por kanë ditur edhe të festojnë. Dhe një e tillë është organizuar me rastin e transferimit të fantazistit Ervin Skela te skuadra italiane e Serisë A, Askoli.
Skela, që ishte dhe lojtari i fundit i përfaqësueses shqiptare pa ekip, ishte në qendër të vëmendjes në restorantin e hotelit të mikpritësit të njohur të kombëtares Xhelil Musa. Një festë ku kanë marrë të gjithë pjesë, që nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka e deri të Oto Baric, ku janë ngritur edhe dollitë për një rezultat pozitiv ndaj Bjellorusisë. "Me këmbë të mbarë Skela. Gola për Shqipërinë dhe Askolin"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›