Brigel: Të pashpresë, që pas Turqisë

01/04/2005 Trajneri gjerman ka analizuar situatën e Kombëtares në grup
E parë si një humbje e rëndë nga të gjithë shqiptarët, ajo që u zhvillua në stadiumin “Karaiskaqi”, të Athinës, kundër fqinjit tonë cinik grek, duket se nuk ka të njëjtën peshë në mendjen e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel. Tekniku gjerman i Shqipërisë, 11-shja e të cilit, përveçse është mundur 2-0, ka zhgënjyer edhe në atë, ç’ka ka paraqitur në fushë gjatë kësaj ndeshjeje, e ka cilësuar lojën e kuqezinjve të mirë, ndërkohë që fajin për humbjen, ia ka faturuar dëmtimeve të shumta.
Elozhe për Canën
Për Brigelin, Shqipëria ka zhvilluar një lojë të mirë në ndeshjen kundër Greqisë. “Skuadra luajti mirë në përgjithësi, me përjashtim të disa problemeve që patën në mesfushë, ku nevojitej më shumë qarkullimi i topit - u shpreh Brigeli. Po ashtu, në fushë kishim shumë lojtarë të rinj, të cilëve, kjo ndeshje do t’iu vlejë shumë për eksperiencën e tyre”. Gjithashtu trajneri, si rrallëherë ka bërë një një analizë të lojtarëve të tij, mes të cilëve ka përzgjedhur Canën, si lojtarin më të mirë. “Zakonisht nuk flas për lojtarë të veçantë, por Cana, në këtë ndeshje bëri një lojë jashtëzakonisht të mirë”.
Kundërshtari i fortë
Fatura e humbjes është lehtësuar disi nga fjalët e Brigelit, i cili jo pak merita në këtë, i ka dhënë edhe faktit që luhej përballë kampionëve të Evropës. “Ishte një ndeshje e fortë. Normalisht që nga kundërshtarët pritej një lojë e ashpër dhe këmbëngulëse, pasi synimi i tyre i vetëm ishte fitorja përballë Shqipërisë. Nuk është se duhet të qajmë shumë këtë humbje, pasi duhet të jemi koshientë: po luanim përballë kampionëve të Evropës. Për nga niveli i lojës, ishte e njëjta Greqi, që luajti në Tiranë, më 4 shtator”.
“Shuhen” shpresat
Shpresat e Shqipërisë në një kualifikim të mundshëm për në Botërorin 2006, tashmë janë shuar. Dy humbjet radhazi kanë qenë dhe goditja më e rëndë e “ëndrrës shqiptare”, për pjesëmarrje në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në botë. “Shpresat tona për të arritur në Botëror janë shuar që në ndeshjen me Turqinë. Kështuqë, në takimin kundër Greqisë, kemi luajtur me synimin për të rregulluar pozicionin tonë të renditjes në grup. Këto janë mundësitë tona”.
Favoritet e grupit 2
Trajneri ka analizuar edhe situatën në grupin tonë, ku ai ka cilësuar Ukrainën, si skuadrën që do të shkojë direkt në Botëror, ndërsa për vendin e dytë është treguar i rezervuar, pasi sipas tij, një gjë e tillë pritet të vendoset në qershor. “Eshtë vetë renditja e grupit, ajo që të imponon të thuash se Ukraina, tashmë është vetëm një hap larg kualifikimit direkt. Ndërkohë që, ende është herët të flasim për vendin e dytë që do të marrë pjesë në play-off. Gjithçka pritet të vendoset vetëm në qershor, kur do të përballen mes tyre Turqia dhe Greqia. Fituesi do të luftojë më tej, për një vend në Evropë”.
Tifozët shqiptarë
Trajneri ka lënë të kuptohet pakënaqësinë e tij, në lidhje me mungesën e tifozerisë shqiptare në shkallët e stadiumit “G. Karaiskaqi”. “Eshtë e vështirë të them, nëse ndikoi në lojën tonë mungesa e tifozëve shqiptarë në stadiumin e Pirut, por në realitet na mungoi dhe jemi të dëshpëruar për këtë fakt. Po ashtu edhe policia e shumtë ishte shqetësim për ne, pasi ne kishim ardhur për të luajtur futboll dhe jo, për të luftuar njeri”.
Atmosfera e tensionuar
Po ashtu, gjermani kuqezi nuk ka anashkaluar as edhe evenimentet e shëmtuara që ndodhën në prag të kësaj ndeshjeje, si ato gjatë ndeshjes së Shpresës, ku u dogj një flamur dhe një tjetër u gris, së cilës, vetëm 24 orë më pas, do t’i shtohej dhe një pritje e ftohtë që iu bë Kombëtares shqiptare, para, gjatë dhe pas ndeshjes së luajtur të mërkurën. “Eshtë e rëndësishme të them se duhet të tregojmë respekt për himnin e çdo vendi. Besoj se gjysma e tifozëve grekë janë në një mendim me mua për këtë. Gjithsesi, mendoj se brenda kësaj situate të tensionuar kishte edhe elementë politikë”. Në mbyllje të prononcimit të tij, Brigeli lëshon nëpër dhëmbë një deklaratë që tregon mllefin e kësaj humbjeje të dhembshme: “Do uroja që të mos kisha gjithë këto mungesa!”
Duka: Nuk do të presim “koka”
Humbja e dyfishtë e skuadrës sonë përfaqësuese, kundër Turqisë, më 26 mars dhe katër ditë më vonë, kundër kampionëve të Evropës, Greqisë, duket se ka nxjerrë në dritë një fakt interesant; atë se tekniku i përfaqësueses kuqezi, Hans Peter Brigel është i prekshëm dhe mund të largohet nga stoli i Shqipërisë. Në fakt, është folur nën zë, jo pak herë se, Brigel nuk ia vlen të jetë më në krye të përfaqësueses shqiptare, pas rezultateve zhgënjyese në ndeshjet e fundit. Gjithsesi, këto kanë mbetur në kuadrin e zërave. Në lidhje me këtë fakt, ka reaguar edhe vetë kreu i institucionit më të lartë të futbollit në vend, Armand Duka, i cili menjëherë pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, ka shuar çdo zë në lidhje me një largim të trajnerit Brigel, nga stoli i përfaqësueses sonë. Sipas Dukës, ai është dhe do të vazhdojë të jetë trajneri i Shqipërisë. Për Dukën, nuk është as e rastit, por edhe as e udhës që për çdo humbje të priten koka. Në intervistat e dhëna për mediat shqiptare, ai ka konfirmuar faktin se, kur skuadra humbet, humbet e gjitha dhe jo vetëm trajneri, ndaj për këtë çdo gjë është e qartë, Brigel nuk të lëvizë nga timoni drejtues i Kombëtares kuqezi. “Nuk kam shumë për të thënë në lidhje me pozicionin e trajnerit të Shqipërisë. Ai është dhe do të jetë Hans Peter Brigel dhe nuk ka arsye për të menduar për një zëvendësim të tij. Nuk është e udhës, nuk është e drejtë që për çdo humbje të priten koka, apo të bëhet kurban dikush. Nëse skuadra humbet një ndeshje, ajo humbet e tëra, ku të gjithë kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë, duke futur këtu edhe trajnerin”- ka nënvizuar presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Gjithashtu, numri një i Federatës sonë të futbollit, ka theksuar se me këto dy humbje, ky edicion mund të quhet i përfunduar për skuadrën tonë. Ai ka nënvizuar faktin se deri në fund të këtyre eliminatoreve mbeten edhe 5 ndeshje, që përkthehen 15 pikë dhe skuadra do të luftojë për të marrë maksimumin deri në fund. Tashmë që vendi i parë, i dytë dhe i tretë janë pothuajse utopi, për Dukën, pikët që kanë mbetur në lojë duhen vlerësuar njëlloj të rëndësishme, si të ishin të vlefshme për t’u kualifikuar. “Deri në fund të edicionit të këtyre eliminatoreve, kanë mbetur akoma edhe 5 ndeshje, të gjitha për t’u luajtur. Skuadra duhet t’i vlerësojë shumë këto ndeshje dhe këto pikë, pasi ato janë shumë të rëndësishme për renditjen”- ka deklaruar Duka. Dhe në këto fjalë të presidentit të FSHF-së, ka diçka të vërtetë. Skuadra jonë me të vërtetë nuk mund të pretendojë më për një kualifikim apo për një vend të dytë, a të tretë, por të paktën ajo duhet të përpiqet që të marrë maksimumin, pasi pikët e grumbulluara në këto eliminatore do të jenë shumë të vlefshme, në rastin e hedhjes së shortit për eliminatoret e Kampionatit të ardhshëm Evropian. Në bazë të renditjes së këtij viti, do të përcaktohet edhe vazoja, në të cilën do të jetë Shqipëria për eliminatoret e ardhshme. Ndaj, kuqezinjtë duhet ta kenë parasysh një fakt të tillë.
Dallku: Falenderoj mirëbesimin e trajnerit
Një tjetër natë aspak e këndshme, ajo e Pireut, për mbrojtësin e Elbasanit dhe të përfaqësueses kuqezi, Armend Dallku. Pas paraqitjes së dobët, të bërë në ndeshjen e luajtur në Stamboll, kundër Turqisë, fati i keq nuk është mjaftuar me mbrojtësin kosovar të Elbasanit dhe e ka ndjekur atë, edhe në Pire, në sfidën kundër Greqisë. Pikërisht në momentin, kur ai është futur në fushë, skuadra jonë ka pësuar golin e dytë, që ka vendosur përfundimisht kapitullimin e skuadrës sonë. Ndërkohë, pas ndeshjes, Dallku e ka pranuar se nuk është ndjerë mirë, veçanërisht pas ndeshjes me Turqinë, e cila e ka parë si protagonist negativ. Gjithsesi, pavarësisht faktit se ai ka bërë një paraqitje zhgënjyese, Dallku nuk ka harruar të falenderojë trajnerin Brigel, për besimin e dhënë. Sipas tij, ai është munduar të japë maksimumin për të justifikuar besimin e trajnerit, pavarësisht se rezultatet kanë qenë jo fort të kënaqshme. “Nuk isha në formë të mirë, sidomos pas asaj çfarë ndodhi, në ndeshjen kundër Turqisë. Gjithsesi, u përpoqa që ta harroja atë ndeshje dhe u mundova të bëj më të mirën në ndeshjen kundër Greqisë. Ndonjëherë është edhe punë fati, por e falenderoj trajnerin Briegel, i cili më ka dhënë gjithnjë kurajo. Briegel mendon se ky është vetëm fillimi i karrierës sime dhe se kam shumë për të bërë”- ka deklaruar Dallku.
Muka: Gabuam ne, fituan ata
Për fantazistin dhe kapitenin e Tiranës, Devi Muka, humbja me Greqinë ka ardhur nga një lojë shumë e dobët e skuadrës sonë. Sipas tij, ndeshja e dobët me Turqinë dhe Greqinë, ka konfirmuar edhe një herë paraqitjet aspak të mira të përfaqësueses sonë, duke nisur që nga takimi me Danimarkën. Ai ka nënvizuar se me atë mënyrë të luajturi, ishte skuadra jonë që i dha mundësi grekëve të afroheshin pranë portës, të rrezikonin dhe në fund të shënonin. Nga ana tjetër, kapiteni i Tiranës ka theksuar se me Greqinë ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe në fund të fundit, Shqipëria u mund nga një skuadër që është kampione e Evropës. “Loja jonë jo e mirë është parë që në ndeshjen me Danimarkën dhe kjo u rishfaq edhe me Turqinë dhe Greqinë. Me Greqinë, ne nuk luajtëm aspak mirë. Ishte një ndeshje e vështirë dhe ne e dimim mirë këtë, po luanim me kampionët e Evropës. Gjithsesi, një pjesë e fitores së grekëve ka ardhur nga gabimet tona. I lamë shumë mundësi të luanin dhe ata na ndëshkuan”- ka deklaruar Muka.
Osmani i kënaqur me paraqitjen, jo me rezultatin
Edhe pse vetëm 20 vjeç, mbrojtësi tjetër i Elbasanit dhe i Kombëtares sonë, Tefik Osmani, ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen kundër kampionëve të Evropës. Edhe pse mbi të rëndon faji i golit të parë të grekëve, nuk mund të thuhet se ai ka bërë gabime të tjera gjatë ndeshjes. Përkundrazi, pavarësisht moshës së tij shumë të re, ai ka treguar pjekuri në lojë, duke i hapur ndoshta dyert vetes, për aktivizime të mëtejshme me fanelën kuqezi. Ndërkohë, vetë Osmani ka theksuar se ndjehet mirë që puna e tij është vlerësuar, por nuk ndjen ndonjë gëzim të veçantë, pasi skuadra është mundur. “Më thanë se kam bërë një lojë të mirë dhe jam i gëzuar për këtë. Por, nuk ka se si të jem i gëzuar, pasi kemi humbur. Me paraqitjen time, shpresoj ta kem fituar besimin e trajnerit Brigel. Për sa i takon ecurisë së skuadrës deri në fund të eliminatoreve, mendoj se kanë mbetur edhe 5 ndeshje për t’u luajtur dhe nuk dihet ç'mund të ndodhë”- ka deklaruar Tefik Osmani.
Bushi, i habitur me humbjen
Krejt ndryshe nga ajo çfarë u pa në fushën e lojës dhe krejt ndryshe nga çfarë është thënë e konfirmuar, për sulmuesin e përfaqësueses sonë që aktivizohet në radhët e Dinamos, Alban Bushi, humbja me Greqinë ka qenë e çuditshme. Sipas tij, skuadra, në ndeshjen me Greqinë ishte e përgatitur për një tjetër rezultat, por që në fund rezultoi i gabuar. Madje, sulmuesi i Dinamos nuk ka harruar të “thumbojë” zgjedhjet e trajnerit të përfaqësueses. “Nuk ishim të përgatitur për këtë humbje, pasi ne prisnim një rezultat tjetër, por vendosja e fillimit të takimit nuk na lejoi as të shënonim dhe as të pretendonim për një barazim, por kështu e vendosi Brigeli dhe kështu u bë”- ka nënvizuar Alban Bushi.