Bankat e blejnë lekun lirë dhe e shesin shtrenjtë

01/04/2005 BSH ul sërish me 0.5 normat bazë të interesit, duke i çuar në 5 për qind
Banka e Shqipërisë ka ulur me 0.5 për qind normën bazë të interesit, duke e çuar atë në minimumin e vet historik. Kjo është ulja e dytë që Banka Qendrore i ka bërë interesave me të cilat ua shet lekun bankave të nivelit të dytë. “Pas këtij ndryshimi, norma e interesit të marrëveshjeve të riblerjes zbret në 5.0 për qind, duke shënuar një tjetër minimum historik”, ka bërë të ditur Këshilli i Mbikëqyrjes. Ulja e normave bazë të interesit pritet të japë efektet e veta në tregun financiar. Kështu, automatikisht pritet të ulen interesat e bonove të thesarit, ashtu sikurse do të ulen edhe më tej interesat e depozitave në lekë. Por ajo që përmendet si pozitive nga Banka e Shqipërisë, është fakti se kushtimi më lirë i lekut do të bëjë që dhe kreditë të kushtojnë më lirë, pra të ulen interesat e kredive. Por duket se ky është i vetmi segment i tregut financiar që nuk ka luajtur asnjë pikë. Edhe pse bankat kanë patur leverdi në blerjen e lekut dhe kanë ulur ndjeshëm interesat e depozitave, duket se asnjë prej tyre nuk ka ulur interesat e kredive në lekë. Ekziston një hendek i madh mes depozitave me lekë dhe kredive me lekë, e cila shfrytëzohet si një hapësirë fitimprurëse nga bankat. Teorikisht, ulja e normave bazë do të thotë më shumë kredi për biznesin dhe individët dhe, rrjedhimisht, më shumë fronte pune, paga më të larta dhe konsum më të lartë. Por rrjedha logjike ndërpritet në momentin kur biznesi dhe individët interesohen për kredi dhe përplasen me normat e larta dhe të papërballueshme. Banka e Shqipërisë ka justifikuar uljen e normave të interesit nisur nga prania e kufizuar e fenomeneve shock në inflacion si dhe zhvillimet pozitive në produktivitet dhe në kursin e këmbimit, kanë krijuar një ambient të qetë inflacionist. ”Në këtë kuadër, ulja e normës bazë të interesit synon të rrisë edhe më tej stimulin monetar, të akumuluar nga hapat lehtësues të politikës monetare të ndërmarrë gjatë vitit të kaluar”, ka deklaruar Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së. Lidhur me këtë, Banka e Shqipërisë vlerëson se situata makroekonomike është e favorshme për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, edhe gjatë horizontit kohor afatmesëm. Tendencat aktuale dhe parashikimet tregojnë se niveli i inflacionit gjatë vitit 2005, do të tentojë të luhatet brenda objektivit 2-4 për qind të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që ritmi i zhvillimit të ekonomisë do të jetë i ngjashëm me atë të viteve të shkuara.
Çfarë veprimesh bëhen me banking
Njohje në distancë me gjendjen e llogarisë
Kontrollin e gjendjes së kartës së kreditit
Kontrollin e faturave të paguara
Transferimet e fondeve nëpërmjet llogarive
Njohjen e bilancit të llogarive me çek dhe llogarive të kursimit Kryerjen e pagesave për huatë hipotekare
Blerjen e instrumenteve të ndryshme financiare