Brindisi, qyteti i mikpritjes, me foto në FAP
të Bukura në realizimin e ekspozitës fotografike Brindisi, qyteti i mikpritjes, e cila pritet të përurohet sot në ambientet e FAP (Akademia e Arteve të) në orën 18.00. Kjo ekspozitë nuk mendohet të jetë një përfaqësim ikonografik i tipit turistik, ose promovues, por një ngjarje ku, monumentalja dhe e përditshmja, vende arkeologjike me shumë rëndësi dhe skena të devotshmërisë fetare dhe të kulturës, në një kuptim më të gjerë shkrihen, tregojnë për një qytet, ku fotografia shndërrohet në një gjuhë, me anë të së cilës interpretohet një realitet. Organizatorët bëjnë të ditur se nëpërmjet kësaj nisme, dëshirohet që Brindisi të paraqitet nëpërmjet një sërë fotografish, të çastit të një qyteti, i cili duke qenë kandidat i kryeqytetit Evropian të Kulturës, ka dëshirë të tregojë vetveten dhe bashkë me këtë edhe krenarinë që gjen tek qytetarët e vet. Fotografia, duke u barazuar me arkitekturën, mbetet një nga gjuhët më shprehëse për njohjen e një territori ose të një komuniteti njerëzor. Kjo ekspozitë realizohet me synimin të mundë të bashkojë dhe të kontribuojë në vlerat e kulturës shqiptare, që nga kinemaja dhe arti, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik e social, të cilat sipas organizatorëve italianë Tashmë po gjejnë përputhje të plotë dhe lulëzim në vendin e shqiponjave .
Last Updated on E Hene, 03 Maj 2010 18:13