Skadon afati i faturave afrofe, ERE u sugjeron qytetarëve të mos paguajnë
Skadon afati i faturave afrofe për energjinë elektrike. Në rast se konsumatorët do të faturohen me fatura afrofe nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, nuk janë të detyruar të paguajnë faturën, por mund të paraqiten pranë Entit Rregullator të Energjisë për të kryer ankesat.
Sipas kreut të ERE, Bujar Nepravishta, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë nga 1 maj e ka të ndaluar të aplikojë faturimin afrofe për konsumatorët e energjisë në vend. Brenda dy muajve kompania e shpërndarjes së energjisë duhet të instalonte në të gjithë vendin 80 mijë matës të energjisë elektrike.
Faturat
Përfundon afati i aplikimit të faturave aforfe. Që nga data 1 maj, nuk do të përdoren me faturat aforfe, por çdo faturim do të bëhet në bazë të matësve të energjisë elektrike. Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta, se OSSH e ka të ndaluar të aplikojë në vazhdim faturime aforfe. Sipas tij, nëse do të ketë raste të kësaj natyre, qytetarët duhet të drejtojnë ankesa dhe më pas të rimbursohen për faturat e paguara. Nepravishta thekson faktin, se nuk do të ketë më shtyrje të aftiti për faturimet aforfe dhe se çdo shkelje e këtij vendimi do të jetë kosto që do paguhet nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes. Ndërkaq, sipas drejtuesit të ERE-s, bëhet me dije se Operatori i Shpërndarjes ka bërë pajisjen me matëse të të gjithë konsumatorëve. Enti Rregullator i Energjisë njoftoi muaj më parë se data 30 prill është fundi i afatit i përdorimit të faturave aforfe dhe nisja e faturimeve plotësisht në bazë të matësve. Çdo faturim që do të bëhet aforfe, do të duhet të rimbursohet nga ana e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
ERE
Brenda muajit prill Operatori i Sistemi i Shpërndarjes së energjisë duhet të instalonte në të gjithë vendin 80 mijë matës elektrik. Detyrimi që ka OSSH ndaj qytetarëve shqiptarë është bërë i dikur nga kreu i Entit Rregullator të Energjisë Bujar Nepravishta, i cili ka pohuar se do të merren masa në rast se kompania CEZ nuk do të përmbushë detyrimin. Kreu i ERE ka pohuar në raportin vjetor se 50 për qind e energjisë elektrike humbet në rrjet ose nuk paguhet nga qytetarët. Ndërsa në lidhje me pretendimet e qytetarëve për mbifaturimie të energjisë Nepravishta u shpreh se është në dijeni madje edhe ERE ka shqyrtuar 80 ankesa të tilla bëri të ditur kreu i ERE. Sipas OSSH është zotuar se do të kompensojë qytetarët në masën e dëmit të kryer. Drejtoria e monitorimit të institucioneve të pavarura vlerëson veprimtarinë e deritanishme të ERE, për vitin 2009 në sektorin në sektorin e energjisë e cila është karakterizuar nga disa tipare sikurse është furnizimi i plotë dhe i pandërprerë me energji elektrike i konsumatorëve privatizimi i Operatorit të Shpërndarjes (OSSH) futja në punë e TEC të Vlorës hartimi nga ERE i çmimeve të reja të energjisë elektrike për vitin 2010 për secilin nga strukturat e pjesëmarrjeve në tregut të rregulluar të energjisë elektrike si dhe rritja e mëtejshme e eficencës në prodhimin publik të energjisë elektrike. Në vitin 2009 shënon një vit të suksesshëm në pjesëmarrjen e investimeve private për ndërtimin e burimeve të reja gjeneruese nëpërmjet mbi 150 propozimeve për ndërtimin e HEC-ve dhe 90 kontratash koncensionare për ndërtimin e 231 HEC-ve me fuqi nga 1 deri në 150 MË secili. Nga pikëpamja elektroenergjitike viti 2009 vlerësohet si një vit i mbarë, gjatë të cilit prodhimi në vend i energjisë arriti një nivel prej rreth 5, 2 TËh, konsumi arriti nivelin rekord prej 486. 4 GËH dhe një bilanc pozitiv shkëmbimi me Kosovën prej 9. 48 GËh. Ky fakt shpreh vlerësimin që i është bërë Entit Rregullator të Energjisë në progres raportin e KE-së për vitin 2009. Në raport citohet se ERE vazhdoi ta monitorojë tregun dhe legjislacioni i ri u miratua duke e shtrirë autoritetin rregullator të ERE në sektorin e gazit. Në raportin vjetor të Entit Rregullator të Energjisë mësohet se bordi i komisioneve mori 144 vendime. Në bazë të ligjit Kryetari i Bordit është njëkohësisht administrator ekzekutiv i ERE. Aktualisht në ERE punojnë gjithsej 32 punonjës nga të cilët 4 janë punonjës ndihmës.
Përcaktimi i tarifave
ERE në ushtrimin e përgjegjësisë ligjore për përcaktimin e tarifave të aktiviteteve që veprojnë në sektorin e energjisë elektrike ka shqyrtuar gjatë vitit 2009 aplikimeve për çmime të reja nga ana e të licencuarve në sektorin energjetik për aktivitet e prodhimit dhe furnizimit publik me shumicë, transmetimit shpërndarjes dhe furnizimit publik me pakicë të energjisë për konsumatorët tarifor. Pas një analize të plotë të treguesve teknik ekonomik dhe financiar të paraqitura nga kompanitë në mbështetje të kërkesës së tyre për të ardhura dhe përmes një procesi tepër transparent ERE përcaktoi tarifat dhe çmimet për të gjithë konsumatorët për vitin 2010.
Humbjet në rrjetin e energjisë
Nga 100 kilovat/orë që hidhen, furnizohen vetëm 50 kilovat/orë arkëtohen. Kjo natyrisht është një eficencë jashtëzakonisht e ulët. Rritja e çmimeve vjen nga eficenca e ulët e konsumit të energjisë elektrike, nga humbje shumë të mëdha, dhe kjo përbën sfidën kryesore, tha Nepravishta. Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta ka shprehur pakënaqësi për punën e OSSH tashmë të privatizuar nga kompania CEZ. Ai ka deklaruar se ka shumë ankesa nga qytetarët kryesisht për faturat e fryra të dritave.
Në prezantimin e tij, Nepravishta, ndër të tjera, nënvizoi se viti 2009 është karakterizuar nga ngjarje të rëndësishme në fushën e energjisë. Përveç privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe vënies në punë të TEC-it të Vlorës, gjatë këtij viti është realizuar furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike. Rregullimi i tregut të energjisë elektrike, rregullimi i tregut të gazit natyror, metodologjia e entit në lidhje me përcaktimin e çmimeve dhe tarifave të energjisë elektrike për vitin 2010, monitorimi i tregut të energjisë elektrike, etj., ishin ndër çështjet kryesore në të cilat zoti Nepravishta u përqendrua gjatë raportimit përpara Komisionit.
Energjia rrit eksportet me 83 për qind krahasuar me një vit më parë
Shitja në vlera të larta e energjisë po sjell rritjen e eksporteve shqiptare. Eksportet për muajin mars të rriten me rreth 29% krahasuar me muajin shkurt dhe 83% krahasuar me marsin e vitit 2009. Importi (përfshirë këmbimet) i energjisë elektrike pati një ulje prej 97.9 për qind krahasuar me vitin 2008. Në vitin 2009, sasia e importuar (përfshirë këmbimet), arriti vlerën 1,964 GWh nga 2,759 GWh në vitin 2008. Ajo përbën 27.3 për qind të sasisë së burimeve gjithsej në vitin 2009 nga 41.7 për qind në vitin 2008. Sasia e eksportuar (përfshirë këmbimet) në vitin 2009 është rritur me 82.8 për qind krahasuar me një vit më parë. Ajo zë 7.5 për qind të sasisë së disponuar për përdorimin gjithsej.
Humbjet në rrjet janë rritur 8.8 për qind në krahasim me vitin 2008. Sasia e humbjeve totale është 2,328 GWh. Ato përbëjnë 32.4 për qind të sasisë së energjisë disponibël për përdorim. Humbjet në shpërndarje janë rritur 9.8 për qind. Ato vazhdojnë të zënë pjesën më të rëndësishme të humbjeve në rrjet me 90.9 për qind. Ndërkohë vetëm tre ditë më parë Shqipëria e Kosova firmosën marrëveshje në fushën e energjisë. Nënshkrimi është kryer dje nga Drejtori i Koorporatës Elektroenergjitike shqiptare, Muharrem Stojku dhe Kreu i Korporatës Elektroenergjitike të Kosovës Arben Gjykaj. Në bazë të marrëveshjes një vjeçare, Shqipëria do shkëmbejë me Kosovën, energjinë e tepërt elektrike dhe do ta rimarrë atë gjatë stinës së verës, bëri të ditur kreu i KESH. Stojku theksoi se ky shkëmbim i energjisë do të mundësojë që gjatë stinës së verës nga KESH, të mos importohet energji elektrike. Gjithashtu Stojku tha se energjia që do të eksportohet nga KESH gjatë muajit maj do të jetë 446 milion kilovat orë. Ndërkaq për kreun e KEK, Gjykaj kjo marrëveshje d