E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, Kleg merr 4 ministri nga kabineti “Kamerun”



Në kabinetin qeveritar të kryeministrit të sapoemëruar Dejvid Kameron, liberaldemokratëve u janë rezervuar 4 poste ministrash. Sikundër pritej, Nik Kleg mban postin e zëvendëskryeministrit.
Kameron i ka dhënë tre postet kryesore të qeverisë atë të kancelarit, sekretarit të jashtëm dhe të brendshëm konservatorëve, por udhëheqësi i Partisë liberal-demokrate, Nik Clegg do të jetë zëvendëskryeministër dhe katër liberaldemokratë të tjerë kanë marrë disa poste të tjera. “Së bashku me Nik Kleger formuam një koalicion qeveritar, që do të funksionojë në bazë të tre principeve: Liria, drejtësia dhe përgjegjshmëria”. Kështu është shprehur kryeministri britanik Dejvid Kameron gjatë një konference për shtyp. Presidenti i SHBA-ve Barak Obama nuk ka humbur kohë. Menjëherë pas marrjes së postit si kryeministër, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka përfituar nga telefonata e parë, për t’i shprehur Dejvid Kamerunit urimet e tij, në të njëjtën kohë i ka bërë një ftesë zyrtare atij dhe bashkëshortes për një vizitë gjatë kësaj vere. Obama ka theksuar sërish raportin pozitiv mes SHBA-ve dhe Britanisë. Partia Konservatore e Kameron fitoi numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet parlamentare javën e shkuar, 306, por jo një shumicë absolute. Konservatorët kanë zhvilluar bisedime për disa ditë me liberaldemokratët pasi zgjedhjet nuk nxorën një parti me shumicë absolute. Më parë bisedimet midis laburistëve në pushtet dhe liberlademokratëve kishin dështuar.
Kameron tha se do të merren “vendime të vështira”, por shtoi se ai do ta ndihmonte popullin për të shkuar “drejt kohërave më të mira përpara”.

13 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›