Britani Mërfi, zbardhet misteri i vdekjes së aktores
Zbardhet më në fund misteri i vdekjes së aktores 32-vjeçare Britani Mërfi, e cila u gjend nga e ëma pa ndjenja në dush. Bashkëshorti Simon Monjak lejoi që të bëhej autopsia, nga ku doli se ish e dashura e Ashton Kutçer mund të ketë vdekur nga përdorimi i tepërt i qetësuesve të fuqishëm, mes të cilëve Vicodin, ashtu si Majkëll Xhekson. Sipas burimeve, britani merrte qetësues për shkak të problemeve me shëndetin. Shumë persona e kujtojnë të dobët dhe të pafuqishme në premierën e filmit të saj më të fundit “Across The Hall”, që u shfaq rreth tri javë më parë. Ndërkohë shtohen zërat se aktorja ishte përdoruese e kokainës, hipotezë kjo e cila është kundërshtuar gjithmonë me forcë nga Mërfi. “Jemi vërtet të shokuar për atë që ndodhi- shpjegon një nga miqtë e saj për “The Sun” – e dinim se kishte probleme me drogën dhe të gjithë u munduam ta ndihmonim”. Trupi i saj u transportua në spitalin Cedars-Sinai në Los Anxhelos, pikërisht spitali ku vdiq edhe Xhekson. Autopsia zyrtare do të jepet ditën e sotme dhe për këtë janë parashikuar një sërë analizash toksikologjike.
22 Dhjetor 2009