Eagle Mobile organizon një drekë artistike-festive për 120 fëmijë jetimë
120 fëmijë jetimë janë argëtuar dje në një drekë artistike-festive të organizuar nga kompania celulare Eagle Mobile dhe Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.
Të pranishëm në këtë eveniment kanë qenë Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe zonja e parë Teuta Topi, të shoqëruar nga dy vajzat e tyre, drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taþkýn (Tashkën), si dhe presidenti i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani. Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin tha se Eagle Mobile shpalli vitin 2009 si Vitin e Fëmijëve Jetimë, dhe në këtë kuadër jo vetëm që ndërmori iniciativën e dhënies së 20 bursave për studime të mesme dhe të larta për 20 fëmijë, por u bë shembull për 25 kompani të tjera që operojnë në Shqipëri, duke bërë që edhe ata të japin mbështetjen e tyre sipas mënyrës dhe mundësive përkatëse. Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Aktiviteti i djeshëm ka përfunduar me shpërndarjen e dhuratave të përgatitura nga Eagle Mobile dhe Instituti i Integrimit të Fëmijëve Shqiptarë. Kompania rinore Eagle Mobile ka treguar një interes të veçantë për këtë pjesë të shoqërisë. Krahas ndihmesës së dhënë nga kompania, edhe punonjësit e saj individualisht janë angazhuar për të ndihmuar në mënyrat dhe mundësitë e tyre.
22 Dhjetor 2009