Masterat në Institutin e Studimeve Evropiane, UT nxjerr kriteret dhe afatet
Jonida Tashi
Universiteti i Tiranës publikon rregullat dhe afatet që do të ndiqen për pranimin e kandidatëve në masterat që ofron Instituti i Studimeve Evropiane pranë këtij institucioni. Rektorati i Universitetit të Tiranës (UT) njofton se bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.1183 datë 03.12.09, kanë filluar aplikimet për Master i Nivelit të Dytë në Studime Evropiane organizuar nga Instituti i Studimeve Evropiane të UT-së në profilet: Legjislacioni dhe Institucionet Evropiane, Politika dhe Qeverisja në Evropë; Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE-së.
Kriteret
Kandidatët që duan të aplikojnë për ndjekjen e programit Master në Studime Evropiane duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme: të zotërojnë një diplomë universitare Diplomë e Nivelit të Dytë (DND) ose Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DNID) të lëshuar nga një universitet brenda ose jashtë vendit,(ekuivalentuar nga MASH) në një nga fushat: Shkenca sociale, Jurisprudencë, Ekonomi, Histori, Filologji; të kenë notë mesatare të studimeve universitare 8 e lart; të zotërojnë gjuhën angleze (diplomë e UT, TOEFL 550/213 pikë, IELTS (International English Language Testing System) 6.5, CPE-Cambridge Certificate of Proficiency in English “C”, CAE-Cambridge Certificate of Advanced English “C”); preferohet zotërimi edhe i një tjetër gjuhe perëndimore; të jenë të rekomanduar nga dy persona që i njohin aftësitë akademike, profesionale dhe kërkimore të kandidatit (njëri nga rekomanduesit duhet të zotërojë një titull ose gradë shkencore të një institucioni të arsimit të lartë); të kenë lejen për vazhdimin e studimeve nga titullari i institucionit ku punojnë, (nëse janë të punësuar).
Dokumentacioni
Përveç përcaktimit të kritereve të pranimit, Universiteti i Tiranës ka detajuar edhe dokumentet kryesore që duhet të përmbajë dosja e pranimit. Konkretisht në dokumentacionin e pranimit përfshihen: formulari i plotësuar i aplikimit; certifikatë lindjeje me fotografi ose fotokopje e noteruar e letërnjoftimit elektronik; biografi profesionale; fotokopje e noteruar e diplomës universitare e shoqëruar me listën e notave; fotokopje e noteruar e diplomave ose e certifikatave të kurseve të kryera për kualifikime të ndryshme pasuniversitare; fotokopje e noteruar e dëshmisë së zotërimit të Gjuhës angleze (dëshmi e provimit e lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, (TOEFL ose Cambridge IELTS, CPE, CAE); listë botimesh e shoqëruar me fotokopje të kopertinave të botimeve ose të abstrakteve të tyre; dy letra rekomandimi, secila e mbyllur në zarf dhe e firmosur nga rekomanduesi; leje nga titullari i institucionit për ndjekjen e studimeve pasuniversitare; tri fotografi me format pasaporte; fletëpagesa e taksës së regjistrimit për konkurrim; tarifa e regjistrimit është 2500 lekë, e detyrueshme për të gjithë aplikantët. Rektorati i UT-së njofton se të gjitha aplikimet që mund të jenë paraqitur para shpalljes së procedurave të aplikimit do të konsiderohen të vlefshme pas rikonfirmimit të tyre nëpërmjet vërtetimit të lëshuar nga sekretaria e Institutit. Pagesa e regjistrimit duhet të bëhet me transfertë bankare në adresën: Universiteti i Tiranës, Rektorati; Banka Credins, Tiranë; Numër Llogarie: 58 9007. Ndërsa aplikimet duhet të dorëzohen në adresën:
Instituti i Studimeve Evropiane kati 1., Fakulteti i Histori–Filologjisë dhe mbyllen në datën 09.01.2010.
Kriteret e pranimit
Kandidatët që duan të aplikojnë për ndjekjen e programit Master në Studime Evropiane duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
Të zotërojnë një diplomë universitare Diplomë e Nivelit të Dytë (DND) ose Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DNID) të lëshuar nga një universitet brenda ose jashtë vendit,(ekuivalentuar nga MASH) në një nga fushat: Shkenca sociale, Jurisprudencë, Ekonomi, Histori, Filologji;
Të kenë notë mesatare të studimeve universitare 8 e lart; Të zotërojnë Gjuhën angleze (diplomë e UT, TOEFL 550/213 pikë, IELTS (International English Language Testing System) 6.5, CPE-Cambridge Certificate of Proficiency in English “C”, CAE-Cambridge Certificate of Advanced English “C”); Preferohet zotërimi edhe i një tjetër gjuhe perëndimore;
Të jenë të rekomanduar nga dy persona që i njohin aftësitë akademike, profesionale dhe kërkimore të kandidatit (njëri nga rekomanduesit duhet të zotërojë një titull ose gradë shkencore të një institucioni të arsimit të lartë);
Të kenë lejen për vazhdimin e studimeve nga titullari i institucionit ku punojnë, (nëse janë të punësuar).
Dokumentacioni i pranimit
Formulari i plotësuar i aplikimit;
Certifikatë lindjeje me fotografi ose fotokopje e noteruar e letërnjoftimit elektronik;
Biografi profesionale;
Fotokopje e noteruar e diplomës universitare e shoqëruar me listën e notave;
Fotokopje e noteruar e diplomave ose e certifikatave të kurseve të kryera për kualifikime të ndryshme pasuniversitare;
Fotokopje e noteruar e dëshmisë së zotërimit të Gjuhës angleze (dëshmi e provimit e lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, (TOEFL ose Cambridge IELTS, CPE, CAE);
Listë botimesh e shoqëruar me fotokopje të kopertinave të botimeve ose të abstrakteve të tyre;
Dy letra rekomandimi, secila e mbyllur në zarf dhe e firmosur nga rekomanduesi;
Leje nga titullari i institucionit për ndjekjen e studimeve pasuniversitare;
Tri fotografi me format pasaporte;
Fletëpagesa e taksës së regjistrimit për konkurrim;
Tarifa e regjistrimit 2500 lekë, që është e detyrueshme për të gjithë aplikantët.
Programet e studimit që do të ofrojë Instituti i Studimeve Evropiane
Instituti i Studimeve Evropiane, si njësi kryesore, ndërfakultetore, në Universitetin e Tiranës ka për mision: organizimin e veprimtarive kërkimore-shkencore dhe të zhvillimit; organizimin dhe ofrimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të tretë; ofrimin e shërbimeve për të tretë dhe konsulenca në fushën e studimeve evropiane. Po ashtu, Instituti i Studimeve Evropiane ka si qëllim të veprimtarisë të tij përgatitjen dhe formimin e vazhduar të specialistëve shqiptarë, në kuadër të proceseve integruese drejt Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Njësitë bazë të Institutit të Studimeve Evropiane janë departamentet, si më poshtë vijon: “Politika dhe qeverisje”; “Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”; “Legjislacioni dhe institucionet evropiane”. Pas miratimit të hapjes së Institutit të Studimeve Evropiane, qeveria ka vendosur edhe masterat që do të ndiqen pranë tij, duke filluar që nga ky vit akademik. Këshilli i Ministrave ka iratuar hapjen e programeve të studimit, të ciklit të tretë, “Master i Nivelit të Dytë”, në Institutin e Studimeve Evropiane, në: “Legjislacion dhe institucionet evropiane”; “Politika dhe qeverisja në Evropë”: “Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Bashkimit Evropian (BE)”.
Kuotat e pranimit
Legjislacion dhe institucionet evropiane 30 kuota
Politika dhe qeverisja në Evropë 30 kuota
Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Bashkimit Evropian 30 kuota
Tarifa
Tarifa e shkollimit është 100 mijë lekë
22 Dhjetor 2009