Britani, Obama takohet me kryeministrin Kameron

Presidenti amerikan Barack Obama u takua me kryeministrin britanik David Cameron, në përpjekje për të unifikuar qëndrimet për të ushtruar presion ndaj liderit të Libisë Muamar Gedafi, që të largohet nga pushteti. Cameron priti Obamën në zyrën e tij në Doëning Street. Temat kryesore të bisedimeve dypalëshe, ishin situatat e konfliktit në Afganistan dhe në Libi. Gjithashtu edhe zhvillimet me kryesore në Lindjen e Mesme dhe natyra e marrëdhënieve SHBA –Britani, janë në fokus të bisedave gjatë takimit të Obamës me zyrtarët britanike. Takimi mes dy udhëheqësve, ka zgjatur rreth 90 minuta. Gjatë ditës në vijim, Obama do ti adresohet edhe dy dhomave të parlamentit britanik. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, po zhvillon një turne një javor në katër shtete europiane.