E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, ENEMO publikon raportin final të zgjedhjeve

Rrjeti i Vëzhguesve Ndërkombëtar, ENEMO në raportin e publikuar sot ka deklaruar se parregullsitë e konstatuara gjatë zgjedhjeve në Kosovë kanë dëmtuar rëndë besimin në proceset demokratike në Kosovë.
Ky raport më tej, vlerëson se shkelja e privatësisë së votës nga familja dhe votimi familjar, në shumë vende ka qenë si formë ligji dhe jo si rast i veçantë.
Këto shkelje serioze të procedurave thjesht janë pranuar, ndërsa stafi nëpër qendrat e votimit nuk ka bërë përpjekje që t`i ndalojë këto parregullsi gjatë votimit thuhet në vlerësimin që ENEMO i ka dërguar mediave sot, gati gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Incidente të njëjta dhe dyshimet për mashtrime, vazhdon më tej raporti, japin një pasqyrë të zymtë të procesit të zgjedhjeve në Kosovë.
Përpos kësaj, vazhdon më tej raporti vlerësues, rastet e presionit dhe frikësimit të vëzhguesve vendorë janë raportuar tek ENEMO, duke u shtuar kështu dobësitë e procesit.
ENEMO jep një pasqyrë të gjatë të procesit, më shumë duke bërë përshkrimin e situatës, përfshirë këtu edhe fushatën parazgjedhore, që e vlerëson kryesisht të qetë, me gjithë pjesëmarrjen e fëmijëve nëpër takime elektorale.

Ndërkaq, disa prej rekomandimeve që ENEMO bënë për procesin zgjedhor të Kosovës është hetimi në mënyrë të pavarur të të gjitha shkeljeve zgjedhore, të ndjeken me kohë dhe ata që kanë bërë shkelje të mbahen përgjegjës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, ndërsa e njëjta të aplikohet edhe për shkelësit e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2007.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›