Lideri koreano verior viziton Pekinin

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong II ka zhvilluar vizitën e tretë brenda një viti në Kinë. Ai është takuar sot me Presidentin kinez, Hu Xhintao ndërsa Ministria e Jashtme e Kinës ka refuzuar të konfirmojë praninë e liderit koreano verior në Kinë.
Mediat e Koresë së Jugut kanë raportuar se Kim ka arritur në Pekin, mëngjesin e së mërkures, me trenin e tij personal.
Koreja e varfër e Veriut, së fundi ka kërkuar ndihma ndërkombëtare në ushqime, ndërsa analistët thonë se Kim është i interesuar që të sigurojë përkrahjen e Kinës për djalin e tij më të ri, i cili pritet të marrë përsipër dinastinë familjare e cila e ka udhëhequr këtë shtet që prej krijimit të saj.