Britani/ Protesta kundër racizmit, arrestohen 19 persona
Qindra demonstrues kundër racizmit marshuan përmes një fshati në Anglinë qendrore në shënjë proteste kundër përvjetorit të kampimit veror të partisë " Kombëtare të djathtë Britanike".
Policia arrestoi 19 persona gjatë manifestimeve kryesisht paqësore pranë një ferme jashtë fshatit Derbyshire në Codnor, ku ishin duke u mbajtur festivalet " BNP e kuqe, e bardhë dhe blu". Partia BNP e cila bënë fushatë për ndalimin e emigracionit dhe riatdhesimin e emigrantëve vullnetarisht dhe përsa I përket Britanisë, që të tërhiqet nga Bashkimi Europian, fitoi dy vendet e saj në parlament europian në zgjedhjet e qershorit. Protestuesit marshuan drejt festivalit me thirrjet se " BNP është një parti naziste, si dhe të rrënohet BNP", përpara se ata të ndaloheshin nga policia. Policia arrestoi 4 persona kur disa manifestues u përpoqën të shtynin mbrapa një barrierë të policisë të përbërë nga kuajt, qëntë dhe automjetet. Shumica e arrestimeve u kryen për demonstrime jashtë një zone të kontrolluar nga policia rreth kampit, por policia tha se shumica e protestuesve ishin të paqësorë dhe bashkëpunues. Në ngjarjen e vitit të kaluar u arrestuan 34 persona. Nick Griffin, lideri i BNP tha se partia e tij gëzon të drejtën legjitime për të ngritur kampin dhe kritikoi protestuesit: "Unë mendoj se është vërtet fyese që elita liberale britanike përdor masat e majta për të mbytur një festë legjitime dhe paqësore politikem vetëm pasi ne jemi zëri i vërtetë i opozitës", tha ai. BNP nuk përfaqësohet në parlamentin britanik, por ka fituar mbështetje në mesin e disa votuesve të bardhë të zemëruar në lidhje me papunësinë, qasjes në strehimin publik si dhe shërbimeve të tjera gjatë recensionit më të keq ndër breza.