E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia organizon zgjedhje vendore në Kosovë

Burime serbe nga Kosova raportojnë se në Graçanicë dhe në Gorazhdevc, janë hapur vendvotimet për, siç thuhet, zgjedhjet lokale të serbëve për komunat Prishtinë dhe Pejë.Këto zgjedhje, që i organizon qeveria e Serbisë, nga institucionet e Kosovës konsiderohen jolegjitime, ndërsa "rezultatet e tyre nuk do të jenë të vlefshme dhe nuk kanë kurrfarë fuqie politike".
Qeveria e Kosovës i cilëson këto si veprime paralele të pavlefshme, por përjashton mundësinë e përdorimit të forcës për t'i penguar ato.
Analistët ndërkaq e konsiderojnë këtë si një ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës dhe kërkojnë që institucionet shtetërore të vendit të reagojnë ndaj veprimeve të Beogradit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›