Mbyllet për dy ditë tuneli Rrëshen - Kalimash, shkak punimet

Duke filluar që nga java që vjen do të mbyllet për 32 orë tuneli Rrëshen - Kalimash. Një informacion të tillë e ka dhënë Ministria e Transporteve dhe Punëve publike, ku sipas saj shkaku kryesor janë punimet elektromekanike të cilat nuk mund të zhvillohen në prani të trafikut të automjeteve.
Rruga do të figurojë e mbyllur që të ditën e martë në orën 23:00 dhe do të rifillojë që të jetë përsëri e kalueshme gjatë të enjtes në orën 07:00.
Punimet do të bëhen pikërisht në tunelin e Thirrës në galerinë jugore dhe sipas specialistëve të ministrisë së Transporteve një shkak për moskalimin e mjeteve motorike është edhe siguria e tyre.
Në një njoftim të nxjerrë për mediat Ministria e Transporteve i kërkon ndjesë të gjithë përdoruesve të autostradës në Shqipëri dhe Kosovë dhe shpreson në mirëkuptimin e tyre.
Kjo është hera e tretë që bllokohet kalimi në një ndër rrugët që i ka kushtuar më shumë buxhetit të qeverisë shqiptare që pas inagurimit të saj. Hera e parë ishte një rast aksidental kur disa gurë të rrëzuar në tunel bënë të pamundur qarkullimin e makinave, ndërsa dy rastet e tjera janë vendosur nga vetë institucioni përgjegjës.