E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, Scotland Yard: Shumica e protestuesve janë të mitur

Scotland Yard deklaroi sot se mbi gjysma e 240 personave të dalë para trupit gjykues, me akuzën se ishin përfshirë në trazirat dhe dhunën që shpërtheu në Londër dhe disa qytete britanike, janë të mitur.

Policia kryeqytetase po heton aktualisht në 550 pista të ndryshme dhe zona, 140 prej të cilëve ndodhen ende nën shiritat e sigurisë së forcave të rendit dhe të bllokuar për publikun, për të mundësuar operim sa më të efektshëm të ekipeve të kriminalistikës.

Ndërkohë që nga ora 18:00 e ditës së djeshme deri në orën 6:00 të mëngjesit të sotëm policia ka realizuar 127 arrestime të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›