E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mersch: BQE, e gatshme të blejë borxhin e Eurozonës

Një nga anëtarët e këshillit të guvernatorëve të Bankës Qendrore Evropiane, Yves Mersch, la të kuptohet se instituti monetar është i gatshëm të blejë borxhin publik të shteteve të zonës euro në vështirësi deri sa të vihet në zbatim Fondi evropian i ndihmës, FESF.

"Sapo FESF të marrë mjetet që i janë premtuar, atëherë nuk do të ketë më nevojë që BCE të qëndrojë në tregje", shprehet ai në një intervistë që do të publikohet nesër në "Ëall Street Journal".

Kështu, guvernatori i bankës Qendrore të Luksemburgut, lë të kuptohet qartë se BCE mund të vazhdojë të blejë borxhe të shteteve, veçanërisht nga Spanja dhe Italia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›