E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, The Voice humbet shikuesit, pasi zbulohet se nuk transmetohet live

Juria e "The Voice"

Kur vjen puna tek shikueshmëria, shumica mblidhen para televizorit kur nis ky spektakël. Por këtë javë The Voice ka humbur përballë emisionit rival Britains got Talent. Kjo për shkak se The Voice rezulton se është një emision i regjistruar dhe nuk transmetohet drejtpërdrejtë. Shumë shikues nuk janë mashtruar nga logoja live.

Përveç faktit të mashtrimit për faktin e transmetimit drejtpërdrejtë, ka edhe një tjetër mashtrim. Bëhet fjalë për procesin e votimit të shikuesve.

Tabloidi britanik Daily Mail citon një burim të brendshëm, i cili pranon se emisioni është i regjistruar për të kursyer para pasi transmetimi drejtpërdrejtë kushton shumë. /Daily Mail/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›