Siri, mbi 34 fëmijë të vrarë pas armëpushimit

Hana, 12 vjeç me shenjën e fitores, krah mostrës së saj Eva, 13 vjeç pas sulmit me predha të shtëpisë së tyre nga ushtria siriane (foto AFP)
Më shumë se 34 fëmijë janë vrarë në Siri që pas planit për armëpushim mes forcave të sigurisë së Presidentit Bashar Asad dhe grupeve opozitare. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga një i dërguar special i OKB-së për fëmijët dhe konfliktet e armatosura.
Që pas marrëveshjes për armëpushim të arritur me 12 prill… dhe pavarësisht të dërguarve të OKB-së për të monitoruar armëpushimin, më shumë se 34 fëmijë kanë mbetur të vrarë, shprehet Radhika Coomarasuamy në një komunikatë.
Në shkurt, Human Right Watch publikoi një raport ku dokumentoheshin 12 rast të torturimit dhe vrasjes dhe arrestimit në mënyrë jonjerëzore të fëmijëve. / Huffingtonpost/
Përgatiti: F.S