E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, gruaja vret burrin dhe vajzën

Itali

Një grua në Itali ka kryer një vrasje të dyfishtë brenda familjes duke varë bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Domenica Ruggiano, grua dhe nënë e Vincenzo dhe Rosa Genovese, të vrarë në Villapiana të Italisë, ka rrëfyer krimin.

Mësohet se pas vrasjes së dyfishtë gruaja tentoi vetëvrasjen por vetëm sa u plagos.

Gruaja pranoi se ishte ajo që kishte vrarë burrin dhe vajzën e saj gjatë pyetjeve të bëra në spitalin ku ishte e shtruar, pas zënkave me të shoqin.

Fillimisht gruaja mohoi krimin duke thënë se një i panjohur kishte hyrë në shtëpi dhe kishte qëlluar kundër të shoqit dhe vajzës së saj Rosa.

Alarmi për këtë rast u dha nga një kalimtar i cili kishte parë kufomën e burrit.

Gruaja e akuzuar për vrasje të dyfishtë shpjegoi se e kishte vrarë të shoqin pas konflikteve të vazhdueshme me të, ndërsa nuk dha asnjë shpjegim se pse e kishte vrarë vajzën. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›