E Diel, 1 Nëntor 2026

Depresioni në punë, po mbyt Evropianët

Kriza ekonomike po përkeqëson problemet e shëndetit mendor në Bashkimin Evropian, pasi një letre dërguar deputetëve të Parlamentit Evropian dhe zyrtarëve të BE-së nga Shoqata Evropiane e Depresionit.

Letra është dërguar me rastin e Ditës së Punëtorëve, ku bëhet thirrje që strategjia e ardhshme e BE-së për shëndetin dhe sigurinë në punë për periudhën 2013-20 duhet ti kushtojë rëndësi të veçantë depresionit.

Shoqata thotë se 11% e qytetarëve të Be-së do të vuajnë nga depresioni gjatë jetës së tyre. Kostoja e çrregullimit përllogaritet se i ka kushtuar Evropës 113 miliard euro në vitin 2010-të.

63% e kostos vijnë nga kostoja indirekte si humbja e produktiviteti dhe performacën e ulët në punë apo nga lejet për shkak të sëmundjes.

Ka një nevojë urgjente për të bashkëpunuar dhe për të vepruar kundër depresionit në punë, thotë anëtarja e shoqatës, Amelia Mustapha.

Në qershor është parashikuar të mbahet një takim me eurodeputetët dhe komisionerët respektivë lidhur me këtë çështje. /Europeanvoice/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›