Britani, Çarlsi do të bëjë Kamilën mbretëreshë, Elisabeta e zbulon
Princi Çarls dëshironte të kurorëzonte mbretëreshë Kamilën e tij. Por Elisabeta është absolutisht kundër vendosjes së nuses së tij në fron, kështu që princi po vepron fshehtas. Gazeta e skupeve në Britani, “News of the World”, flet për një komplot të fshehtë për kurorëzimin e gruas me të cilën Çarlsi u martua tre vite më parë dhe nuk ka aspak popullaritet. Sipas “News of the World”, edhe pse Kamila thotë se i urren ceremonitë zyrtare, është shumë e interesuar të bëhet “Mbretëreshë Kamila”, sapo Elisabeta të vdesë. Për këtë Çarlsi i ka besuar bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë detyrën për të marrë mendimin e kushtetuesve dhe liderëve fetarë. Këta ekspertë i kanë referuar që në momentin që Çarlsi do të kurorëzohet mbret, Kamila e tij automatikisht do të marrë titullin mbretëreshë. Por një ligj ‘ad hoc’ i përdorur nga mbretëresha mund t’i ndalojë Kamilës hapin e madh. Elisabeta, edhe pse i ka mbushur 82 vjeç, mbetet një pengesë e madhe dhe nuk ka ndërmend t’ia lërë fronin e saj të dashurës së Çarlsit, që shkaktoi situata aspak të favorshme të familjes mbretërore me princeshën Diana. Zgjedhja e Kamilës mbretëreshë mund t’i hedhë një hije të rëndë familjes mbretërore, e cila deri tani është goditur nga shumë skandale. Që tre vite më parë, kur Çarlsi u martua me Kamilën, Elisabeta i vuri si kusht që ai kurrë të mos pretendojë se Kamila do të merrte titullin mbretëreshë, por “Princeshë bashkëshorte”.