E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holandë, qeveria paguan nëse nuk përdor makinën

 

Automobilistët që do të heqin dorë nga përdorimi i makinës për të shkuar në punë, duke përdorur në vend të saj mjetet publike, do të paguhen. Kjo ishte iniciativa e fundit e qeverisë holandeze për të evituar trafikun e rënduar. Deri tani nismën qeveritare e kanë pranuar 800 vullnetarë në jug të vendit, ku çdo ditë përshkojnë autostradën A12 që lidh qytetin Gouda me kryeqytetin. Ata marrin 4 euro për çdo udhëtim dhe avantazhe të tjera. Kush lë makinën në shtëpi, sidomos në orët e trafikut të rënduar, fiton katër euro për çdo udhëtim që bën me mjetet publike. Përveç këdsaj përfiton edhe ulje të çmimit të biletave të mjeteve publike të transportit, si metrotë dhe rimbursimet nga qeveria pas regjistrimit të lëvizjeve të secilit prej qytetarëve komunikohen nga qeveria nëpërmjet dërgimit të mesazheve në telefonat celularë. Çdo automobilist më pas kontrollohet me një sistem video-vëzhgimi në linjën e autostradave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›