Britani, banda terrorizon familjen shqiptare

Pranvera Cufaj duke deshmuar per BBC-ne
Një familje shqiptare, e cila jeton në veri të Irlandës në Britabnin e madhe është sulmuar nga një bandë grabitësish. Sulmi ndodhi në shtëpin e Fatos Cufajt. Në momentin që banda ka hyrë në shtëpi e pranishme ishte vetëm Pranvera Cufaj, e cila sipas agjencisë së lajmeve BBC është terrorizuar nga grabitësit.
Banda ka lidhur gruan për disa orë dhe kanë rrëmbyer çdo gjë me vlerë që familja shqiptare kishte në shtëpi. Unë kisha një telefon pranë dhe u mundova që të kontaktoja bashkëshortin që ishte në punë por veprimi im u pikasë nga njëri prej rrëmbyesve dhe më morën telefonin duke më kërcënuar se do të më vrisnin nëse bëje ndonjë lëvizje tjetër, shprehet Pranvera për BBC-në.
E cila thekson se njëri prej grabitësve e kishte kërcënuar se do të lëndonte dhe fëmijët e saj.