E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mjedisit: Refuzimi i ligjit për mbetjet urbane, akt politik i Topit

 Ministria e Mjedisit sulmon Presidentin Topi për rikthimin në Parlament një ditë më parë të ligjit për mbetjet urbane.

Në një deklaratë për shtyp, zv.ministri i Mjedisit, Taulant Bino, e cilësoi refuzimin e Topit si akt të motivuar politikisht  dhe pa argumente kushtetuese.

Refuzimi në mungesë të argumenteve kushtetuese është padyshim një akt i pastër politik në mbështetje të partisë që ka krijuar ose që do të krijojë.

Refuzimi është pengesë e qeverisë në funksionin e saj ligjor për menaxhimin e mbetjeve sipas standardeve të BE-së, duke lënë në fuqi me ose pa dashje sistemin aktual të menaxhimit që për ministrinë është i mangët, tha Bino.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›