E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, bie popullariteti i laburistëve

Partia Laburiste e kryeministrit Gordon Brown po përballet gjithnjë e më shumë me një ulje të popullaritetit në Britani, duke u renditur pas opozitës konservatore. Kryeministri britanik gjatë një deklaratë të dhënë gjatë orëve të fundit, siguroi se kishte penguar një tentativë për puç kundrejt tij.
Sondazhi i realizuar së fundmi nga "YouGov" dhe i publikuar nga e përditshmja "The Sun", tregon se laburistët kanë humbur edhe një pikë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në vend. deri tani besohet se ata kanë 30 për qind të votuesve, ndërkohë që konservatorët kanë 12 pikë më shumë.
Partia Konservatore, e drejtuar nga David Kameron, në sondazhin e fundit fitoi 42 për qind të votave, dy pikë më shumë se një muaj më parë. ndërkaq dy ish-ministra britanikë propozuan para disa ditësh një votim të brendshëm të laburistëve, me qëllim për të përcaktuar legjitimitetin ose jo të kryeministrit Gordon Brown. Ai gëzon një popullaritet më të ulët për të ndërmarrë një betejë zgjedhore përballë konservatorëve që kanë një mbështetje më të lartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›