E Diel, 1 Nëntor 2026

Maljazi, sulmohen kishat katolike në Kuala Lumpur

Tre kisha katolike kanë qenë objektiv i sulmeve me lëndë eksplozive të regjistruara gjatë orëve të natës në periferi të Kuala Lumpurit, në Malajzi. Njërës prej kishave i është vënë flaka dhe ka pësuar dëme të mëdha materiale. Ndaj dy kishave të tjera janë hedhur bommba Molotov që gjithashtu kanë provokuar dëme materiale, por jo viktima në njerëz. Pas sulmeve kanë nisur polemikat lidhur me të drejtën e katolikëve për të shkruar fjalën 'Allah' pasi gjykata e lartë e Malajzisë kishte pezulluar një autorizim të tillë për një të përditshme katolike që ta përdorte këtë term. Pra, këto objekte fetare u bënë pre e sulmeve të cilat besohet se kanë ardhur pas një incidenti në aspektin religjioz. Ky vend prej 28 milionë banorësh me shumicë myslimane, është përfshirë në një situatë të zhurmshme, nëse kristianët mund ta përdorin fjalën "Allah" për të përshkruar zotin e të krishterëve në publikimet katolike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›