Skender Hyseni: Nuk durojmë

Shtetet që na kanë njohur janë shumë të shqetësuara për rritjen e konfrontimit midis Kosovës dhe Serbisë. Nëse Beogradi vazhdon të na pengojë, nuk do të durojmë pafundësisht. Do të marrim masa, në koordinim me shtetet mike. Kemi si t’ia kthejmë. Po përgatitemi për veprime të gjithanshme pas GJND’së. Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, flet për Express.
Express: Nuk ka pasur shumë njohje kohëve të fundit, a është kjo plotësisht për shkak të rastit të Kosovës në GJND apo ka edhe arsye të tjera?
S. Hyseni: Është ekskluzivisht si rrjedhojë e proceseve që zhvillohen rreth Kosovës. Në rend të parë GJND. Nuk e kemi fshehur, përkundrazi e kemi thënë troç dhe qartë që pengesat ose siç po e quajë kohëve të fundit postblloqet diplomatike që vendosen në rrugën e konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës, qoftë nga Serbia, si anëtare e OKB’së, qoftë nga ndonjë diplomaci tjetër e cila në mënyrë aktive e përkrah Serbinë në këto gjëra. Ka qenë diçka e pritshme sepse çdo njeri që është i vetëdijshëm për mënyrën se si është pavarësuar Kosova, rrugën që ka ndjekur deri në pavarësim, koordinimin ndërkombëtar që është bërë, secili do të ketë pritur veprime të ngjashme ose krejtësisht të sakta siç bëhen tani nga ana e kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk duhet të na bëjë as më pak optimistë se që jemi, sepse ka qenë diçka që është pritur. Në anën tjetër, na bën që të ballafaqohemi me këto pengesa. Në përpjekje këmbëngulëse, qoftë nga ana e institucioneve të Kosovës, qoftë përpjekje të koordinuara, të përbashkëta mes sponsorëve kryesorë të pavarësisë së Kosovës në botë, pasojat që i vihen Kosovës të minimizohen ose të hiqen fare.
GJND’ja është një moment që shumë vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën iu ka ofruar një justifikim për të marrë kohë derisa të marrin vendime. Vendet anëtare të OKB’së që e njohin Kosovën, që janë në proces të njohjes dhe ato që fatbardhësisht është grup i vogël i atyre që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, ndahen në tri grupe. Është grupi i parë, i sponsorëve të pavarësisë së Kosovës, i vendeve që kanë interesa të drejtpërdrejta në zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Grupi i dytë është më i madh dhe janë ato shtete që janë indiferente ndaj zhvillimeve që ndodhin në Kosovë dhe në Ballkan. Sepse nuk kanë interesa të drejtpërdrejta dhe duan të presin se çfarë thotë GJND’ja që pastaj të kenë një alibi për të bërë këtë ose atë veprim. Duhet pasur mundësitë reale të institucioneve të Kosovës dhe këtu duhet të flasim jo veç për MPJ’në, por për mundësitë reale të secilit institucion - Presidentit, Kryeministrit, të gjithë ministrave sektorialë, Parlamentit. Mundësitë e qarkullimit, mundësitë e kontakteve dhe duhet t’i kemi parasysh edhe pengesat e shumta teknike që e limitojnë.
Express: Pengesat a kanë të bëjnë me udhëtimin tuaj me pasaportë të Republikës së Kosovës?
S. Hyseni: Po, kanë të bëjnë edhe me këtë. Jo vetëm Ministri i Jashtëm, por edhe Presidenti, Kryeministri nuk mund të udhëtojnë diku inkognito ose si qytetarë të thjeshtë. Ka pasur përpjekje dhe Serbia vazhdimisht bën përpjekje që çështjen e konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës ta nxjerrë në binarë jozyrtarë.
Express: Çfarë do të thotë kjo?
S. Hyseni: Do të thotë që një Ministër i Jashtëm i Kosovës, Presidenti ose Kryeministri të udhëtojë me një pasaportë të huaj. Ose me udhëtu inkognito. Nuk mundet Ministri i Jashtëm të marrë një aeroplan dhe të lëshohet, ta zëmë në Çad, pa u paralajmëruar, pa protokoll sepse ju duhet të respektoni vendin nga i cili kërkoni njohje. Jo vetëm Ministri i Jashtëm, por të gjitha institucionet e Kosovës kanë bërë me dhjetëra kërkesa për vizita të ndryshme në botë, dhe ato trajtohen. Merren në konsiderim jashtëzakonisht shumë. Marrim letra të shumta kthesë. Nota të ndryshme verbale, çdo ditë, nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.
Express: Si bëhet lobimi në këto shtete ku nuk mund të udhëtoni?
S. Hyseni: Bëhet në vendet të treta, përkatësisht kryeqytete ku kanë selitë e veta organizatat e mëdha ndërkombëtare - New York, Bruksel, Gjenevë, kryeqytete të tjera. Shpeshherë ne jemi takuar edhe larg syrit të opinionit duke i respektuar kërkesat e bashkëbiseduesve tanë. Jemi takuar në vende të treta - Vjenë, Paris, Bruksel, Berlin, New York, Washington. Me dhjetëra takime ndodhin. Me kërkesën e bashkëbiseduesve nuk jepen njoftime. Të ju them të drejtën, nuk i bën mirë procesit dhe këtyre kontakteve njoftimi nëpër media. Lajmërimet e parakohshme janë jo të mira. Flasim për shtetet që ende nuk kanë marrë vendim të njohin Kosovën.
Shkrim e plotë mund ta lexoni në gazetën Express...