E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, dënohen 3 islamikë për tentativë aktesh terroriste

Politikanë dhe prokurorë britanikë kanë përshëndetur dënimin e tre britanikëve të cilët u shpallen fajtorë për një komplot për të hedhur në erë disa linja ajrore transatlantike duke përdorur bomba të prodhuara nga eksploziv i lëngët.
Të akuzuarit patën për qëllim që të hidhnin në erë në njëjtën kohë të paktën 7 aeroplanë të cilët kishin në bord të paktën 200 pasagjerë. Aeroportet në të cilat do të shpërthenin bombat e krijuara me gaz të lëngët do të ishin ai i Heathrou në Londër si edhe dy të tjerë në SHBA dhe në Kanada. Ky akt terrorist ishte programuar të ndodhte në gusht të vitit 2006.
Autoritetet amerikane thanë se kjo masakër do të ishte aq e tmerrshme si tragjedia e 11 shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Uashington me 3.000 persona dhe do të kishte pasoja të katastrofike për industrinë e aviacionit.
Kreu i këtij akti terrorist të ngelur në tentative ka Abdulla Ahmed Ali, 28 vjeç, si edhe Asad Sarwar, 29 vjeç, në shtëpinë e të cilit u mblodhën bombat artizanale me lëng.
Në një gjyq të mëparshëm Ali, Sarwar dhe Tanvir Hussain nuk u dënuan pasi juria nuk ranë dakort për dënimin e tyre pasi sipas nuk kishte prova të mjaftueshme për tre të akuzuarit. Por më pas u vendos që të tre të akuzuarit u dënuan për komplot pasi ata zbritën nga avionet të gjithë pasigjerët nga avionet të cilët ishin piketuar nga terroristët për t'u shkatërruar.
Sue Hemming, kreu i CPS (Shërbimi i Prokurorisë Mbretërore) tha se të tre të dënuarit kishin ngritur një fabrikë bombë për të mbushur shishet me pije të butë duke përdorur eksplozivë të lëngët të marrë nga bateritë e makinave.
"Terroristët kishin për qëllim që avionë të të shpërthenin kur ata të ishin duke fluturuar. Detajet për shpërthimin e avionëve në SHBA dhe Kanada janë gjetur në disa dokumente dhe në një kartë memorie USB, "shtoi Hemming.
Katër të akuzuar të tjerë të dyshuar për bashkëpunim me tre të dënuarit e mësipërm nuk u akuzuan pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme që të vinin ata pas hekurave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›