E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolumbi, publikohen video të 10 pengjeve të Farc

Video të 10 kolumbianëve të marrë peng që prej 11 vitesh nga Farc, rebelët e majtë, janë transmetuar në televizionet kolumbiane duke dhënë shpresë për lirim të shpejtë të tyre.
Pengjet u paraqiten të lidhur me zinxhir bakri në qafë. Ata përshendetën të afërmit e tyre si edhe bënë nje apel për një lirim të shpejtë të tyre.
Senatori i majtë Piedad Cordoba është autorizuar nga qeveria kolumbiane që të negociojë për të liruar 24 pengje që mbahen nga forcat rebele të Farc në xhunglën e Kolumbisë. Por siç duket negociatat mes qeverisë dhe rebelëve të majtë janë shumë larg zgjidhjes së problemit. Uribe, kryeministri i Kolumbisë, këmbëngul se 24 pengjet duhet të lirohen të gjithë së bashku por forcat e Farc pohojnë se një gjë e tillë është e pamundur.
Videot iu gjetën nga një pjestar i Farc i cili u kap nga ushtria kolumbiane dhe siç duket këto video do të ishin pjesë e një plani për të negociuar mes palëve për arritjen e marrëveshjeje të përbashkët.
Komandanti i forcave të armatosura të ushtrisë Oscar Gonzalez kolumbiane pohoi se nga pamjet e videove dallohej qartë se pengjet ishin keqtrajtuar si edhe u shpreh se negociatat do të ishin shumë të vështira.
Megjithatë Kryeministri Alvaro Uribe është mjaft optimist për zgjedhjen e këtij problemi dhe shpreson që pengjet të lirohen shumë shpejt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›