Sarkozi, në Brazil në festimet e Ditës së Pavarësisë
Presidenti francez Nikolas Sarkozi, ka marrë pjesë në festimet me rastin e ditës së pavarësisë në Brazil. Kremtimet për këtë ditë janë zhvilluar të hënën, ndërsa kreu i shtetit francez ishte pozicionuar pranë homologut të tij brazilian, Luiz Inacio Lula Da Silva. Dy liderët kanë shijuar pamjet e mrekullueshme të ofruara nga avionët e Brazilian Airforce ndërsa krijonin lëvizje të koordinuara në qiellin e Brazilias, kryeqyteti i Brazilit. Më herët Lula kishte deklaruar se dy vendet po arrijnë progres në disa drejtime të marrëdhënieve mes tyre, veçanërisht në blerjen e mundshme të avionëve luftarakë Rafael. Disa orë para së Sarkozi të mbërrinte në Brazil, Lula tha se diskutimet me të, po shënonin progrese të shpejta dhe se dy liderët ndajnë së bashku një marrëdhëie mirëbesimi. Brazili ka planifikuar të blejë 36 avione jet (xhet) për të rinovuar forcën e saj ajrore. Kontrata mund të arrijë shumën e rreth 4 bilionë eurove ose 5.7 miliard dollarëve, bëjnë të ditur burimet franceze. Megjithatë presidenti brazilian nuk saktësoi nëse Sarkozi do të finalizojë ndonjë marrëveshje gjatë qëndrimit në Brazil. Gjatë vizitës në Brazil dhjetorin e vitit të kaluar, Sarkozy nënshkroi një kontratë në fushën e mbrojtjes, më nje vlerë prej miliarda eurosh, dhe që kishte të bënte me shitjen e disa nëndetëseve dhe 50 helikopterëve ushtarakë të transportit.