Chavez: Venezuela një shembull demokracie
Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez ka dhënë një intervistë për Reuters pas paraqitjes në konkursin e Festivalit të Filmit në Venecia, filmi dokumentar i Oliver Stone, "South of the Border" ku vetë Chavez është për protagonist.
Chavez ka folur për çështjen e demokracisë në vendin e tij aq shumë i përfolur dhe i sulmuar nga autoritetet amerikane. "Demokracia e vendin tim është një demokraci e shëndetshme dhe do të jetë edhe në të ardhmen. Tani Venezuela është një model ideal për të gjithë ato vende të shtypura.
Por unë kam qenë dhe do të kem përherë devocionin e duhur që gjithçka të jetë në rregull në vendin tim", pohoi Chavez gjatë intervistës. I pyetur në lidhje me mbylljen dhe kërcënimet që kanë pasur mediat venezueliane nga ana e qeverisë së tij, Chavez e ka mohuar në mënyrë kategorike këtë fakt.
"Unë jam një njeri që i dëgjoj kritikat më shumë kujdes, por përsa i përket çështjes së mbylljes së mediave në vendin tim, ky është një mashtrim i madh. Nuk ka as edhe një televizion që të jeë mbyllur që kur unë kam ardhur në pushtet. Ndërsa në Amerika kam frikë se CNN dhe FOX News do të mbylleshin nëse do kritikonin qeverinë amerikane siç më kanë kritikuar mediat venezueliane mua", u shpreh për Reuters Hugo Chavez.
Gjithashtu në intervistën e tij presidenti Chavez pohoi se Venezuela në saj të reformave ekonomike që ka ndërrmarrë qeveria e tij nuk u përfshi asnjëherë për gjithë këtë kohë rreziku nga pasojat e krizës ekonomike të cilën e vuajtën shumë vende të botës.