Britani duhet të ribalancojnë ekonominë
e të premtes, Kryeministri thotë se ekonomia britanike për shumë vite me radhë ka marrë drejtimin e gabuar, duke qenë shumë e varur nga sistemi i ndihmës sociale dhe nga ambienti jo mikpritës për ndërmarrjet. "Si vend ne jemi të zhytur në borxhe në një shkallë të paprecedent. Borxhi i lartë publik i Britanisë është manifestim i qartë i gabimeve tona ekonomike. Ekonomia është e varur nga sektori publik pasi më shumë se gjysma e vendeve të punës të krijuara në 10 vitet e fundit, janë të varura nga shpenzimet publike. Duke ju referuar industrisë financiare dhe rritjes së skajshme përpara krizës, ekonomia është e pabalancuar pasi ka pasuri të mëdha në një sektor dhe varfëri në sektorin e prodhimit," thotë kryeministri. Cameron shprehet se ekonomia britanike duhet të bazohet në kursimet dhe investimet dhe jo në borxhin dhe shpenzimet. Qeveria e Cameron detajoi në javën e kaluar një plan për reduktimin e shpenzimeve buxhetore me 6.2 miliardë paund, për të mirë menaxhuar deficitin sa 11% e GDP-së.
Nafta shkon në 75 dollarë për fuçi
Nafta i zgjeroi fitimet dhe preku majën 2-javore mbi 75 dollarë të premten, duke ecur në udhën e shënimit të javës së parë me fitim për tërë këtë muaj, e ndihmuar nga rritja e tregjeve të aksioneve dhe pritshmëria e rritjes së konsumit amerikan, në prag të fillimit të sezonit të pushimeve. Çmimet shënuan fitimet më të mëdha 2-ditore që prej mesit të gushtit të kaluar dhe janë rritur mbi 6 për qind për këtë javë, pas publikimit të të dhënave që treguan rritje të kërkesës për naftë në vendin më të madh konsumator në botë, në SHBA, si dhe pas sigurimit nga ana e Kinës se Evropa vazhdon të mbetet një treg kyç investimesh për rezervat e saj në valutë të huaj. Nafta bruto amerikane për korrikun u rrit deri 90 centë dhe u tregtua me 75,45 dollarë për fuçi sot paradite, përpara se të lehtësohej disi dhe të shënojë më vonë një rritje me 64 centë në kuotën 75,19 dollarë për fuçi. Nafta Brent e Londrës u rrit 57 centë në 75,23 dollarë për fuçi. Çmimet e naftës kanë qenë shumë të paqëndrueshme këto tre javët e fundit. Brutoja amerikane preku nivelin fundore ndërditor prej 64,24 dollarësh më 20 maj, përpara skadimit të kontratave të parablerjeve të qershorit, gati 23 dollarë më poshtë majës prej 87,15 dollarësh që preku më 3 maj, niveli më i lartë ky në 19 muaj kohë.
Bursat evropiane shënojnë rënien e radhës
Stoqet evropiane i shkurtuan fitimet që siguruan në hapje të bursave dhe morën papritur kthesë negative, duke u rikthyer në kuotat e hapjes së tyre, pasi ngritja rimëkëmbëse që u vërejt pas tërheqjes 6-javore të tregjeve prej shqetësimeve të krizës së borxheve të eurozonës, e humbi vrullin dhe duket se është fashitur. Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore shënonte një rritje të pandjeshme prej 0,06 për qind, duke mbetur gjithsesi mbi kuotën e 1000 pikëve. Më herët ky indeks kishte arritur të shënonte një rritje me 0,6 për qind. Grupi Rio Tinto, kompania minerare e treta në botë, u rrit 1,8 për qind dje, pasi JPMorgan Chase e përditësoi me rritje klasifikimin e kësaj dege të industrisë. Strategjistët e JPMorgan-it e rritën në mbipeshë vlerësimin për stoqet e sektorit minerar. Nga ana tjetër, kërkesa për bakër u rrit sot, për herë të parë këtë javë ndër shtatë të tilla, prej spekullimeve se kërkesa për lëndë të para do të shtohet, me përmirësimin e ekonomisë amerikane. Kompania MAN SE u rrit 1,9 për qind, pasi shefi financiar i saj Frank Lutz i deklaroi gazetës Les Echos se prodhuesi i kamionëve do të shesë 25 për qind më shumë makina këtë vit.