Sekuestrohen 81 steka cigare kontrabandë në doganën e Hanin të Hotit
Doganierët e Degës Doganës së Shkodrës, në bashkëpunim me strukturat e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të Policisë Kufitare, më datë 27 maj sekuestruan në Doganën e Hanit të Hotit 81 steka cigare kontrabandë të markave Marlboro, Phlip Morris dhe Manchester. Kjo sasi cigaresh ishte fshehur në pjesë të ndryshme të modifikuara të automjetit tipi furgon, marka Wolswagen, me targa SH 6723 C, që vinte nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë drejtuar nga shtetasi Zydi Kuci. Cigaret kontrabandë dhe mjeti që ka shërbyer për fshehjen e tyre janë sekuestruar nga Autoritetet Doganore ndërsa shtetasi Zydi Kuci është ndaluar nga policia.