Britani e Madhe, do të dalë një autobiografi e Cheryl Cole
Mediat britanike bëjnë të ditur se këngëtarja e njohur, Cheryl Cole ka vendosur që të flasë rreth jetës me ish burrin e saj, futbollistin e Chelsea, Ashley Cole, i cili e ka tradhtuar.
Këtë rrëfim Cheryl Cole siç duket ka vendosur ta bëjë me anë të një libri, në një autobiografi.
Tabloidi The Sun raporton se këngëtarja britanike do të fitojë një shumë të madhe parash për botimin e kujtimeve të saj rreth jetës bashkëshortore, prandaj priten edhe detaje ‘eksplozive’.
“Ka nënshkruar një marrëveshje mjaft joshëse, prandaj besoj se detajet interesante nuk do t’i mbajë për vete. Ashley duhet të jetë i shqetësuar”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren.
(ar.si/BalkanWeb)