E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani e Madhe, reshje të rënda dëbore bllokohet transporti

Reshje të rënda dëbore në veri të Britanisë së Madhe kanë shkaktuar mbylljen e qindra shkollave dhe një bllokim të transportit. Reshje dëbore kanë mbuluar me një trashësi prej rreth 15 centimetrash disa zona të Britanisë. Shumë shkolla janë mbyllur në Skoci, Jorkshair, Kumbria, Grejtër Mançester, Northamberland dhe Nju Kastëll. Zëdhënësi i zyrës meteorologjike në vend është shprehur se territori i rajonit të Skocisë ka parë nivelin më të lartë të rënies së dëborës këto kohët e fundit. Shumë rrugë në veri të Anglisë u bllokuan nga dëbora, aq sa policia këshilloi që lëvizjet me makina të zhvillohen me një kujdes të lartë dhe të bëhen vetëm udhëtime të shkurtëra. Policia e Jorkshairit verior deklaroi se ka pasur shumë përplasje makinash nëpër rrugët e mbuluara nga akulli dhe dëbora. Por kushtet parashikohen të lehtësohen gjatë fundjavës. Ndërkohë që bastexhinjtë kanë filluar të shohin mundësitë e një Krishtlindjeje të bardhë dhe parë nga kushtet klimatike, rënien e dëborës edhe me datë 25 dhjetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›