E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja përjeton rritje alarmante të papunësisë

Madrid - Spanja po përjeton një rritje alarmante të numrit të papunësisë në tremujorin e parë të këtij viti. Shifrat shënojnë mbi katër milionë të papunë.

Shkalla e papunësisë në vendin iberik arrin në 17,36 për qind, ndërkohë që në tremujorin e fundit të vitit 2008 shifra shkonte në 13,91 për qind.

Instituti Kombëtar i Statistikave njofton se numri i përgjithshëm i të papunëve në Spanjë arrin në 4 010 000 persona, shifër e cila është dyfish më e lartë se ajo e së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Gjysma e dytë e vitit të kaluar e zhyti Spanjën në recension për shkak të krizës financiare dhe hipotekare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›