Britani, gafa e pafalshme e kreut të 007
Shefi i antiterrorizmit të “Scotland Yard”, Bob Quick, ka dhënë dorëheqjen pas një gafe të pafalshme, të monitoruara nga gazetat dhe revistat, ku ka demaskuar një aksion kundër disa militantëve islamikë. Pas mbërritjes në “Downing Street” për një takim, Quick sapo ka zbritur nga makina ka harruar se mbante në dorë fare dukshëm dokumente të rezervuara mbi një aksion të rëndësishëm. Dokumentet e tij janë fotografuar nga mediat e pranishme me rastin e takimit dhe janë publikuar nëpër gazeta e revista. Në këtë moment, John Yates, kreu i ri i shërbimeve sekrete britanike, ka vendosur që të kryejë përpara kohe ndërhyrjen nga frika se “të vëzhguarit specialë” mund të kenë zbuluar operacionin dhe emrat e tyre nga fotot. 12 pakistanezë, u arrestuan pas kësaj dite nën akuzën e organizmit të atentateve. Dhjetë prej tyre kishin viza studenti dhe një pasaportë britanike.