E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rizgjidhet Kim Jong-il, shfaqet pas 9 muajsh

 

Kreu i Koresë së Veriut, Kim Jong-Il, u rizgjodh si drejtues në Komisionin Kombëtar të Mbrojtjes, shtylla e regjimit komunist. Në bazë të imazheve televizive të transmetuara nga mediat shtetërore, lideri komunist është shfaqur i dobët dhe pa syze dielli, si rrallë ndonjëherë, 9 muaj pas lajmeve të dyshimta të prekjes së tij nga një iktus. Kim erdhi në pushtet për herë të parë në vitin 1994, më pas u rizgjodh në vitin 1998 dhe 2003. Mandati i tretë me radhë në krye të vendit, i besuar nga Kuvendi i Lartë Popullor, është shoqëruar nga një surprizë për rishikim themelor të Kartës së Shtetit, sepse siç u raportua nga agjencia “Kcna”, Seanca konstituive e parlamentit miratoi njëzëri ligjin që përfundon shqyrtimin e kushtetutës socialiste. Ndërkohë, pesë fuqitë me të drejtë vetoje në KS të OKB-së dhe Japonia, ranë dakord pas diskutimeve të gjata që ta dënojnë lëshimin e raketës nga Koreja e Veriut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›