Seanca plenare, debate për votimin e ligjit të SHISH
Projektligji per Shërbimin Informativ te Shtetit shkakton debate te forta mes paleve ne punimet e Parlamentit. Opozita kundërshtoi përfshirjen e këtij drafti per votim, dhe akuzoi maxhorancen se nuk po respekton procedurat parlamentare. Sipas Gramoz Rucit, ne konferencen e kryetareve ishte rende dakord qe projektligji te futej ne kalendar por nuk do te votohej. Kreu i grupit socialist tha se me kete projektligj po synohet venia nen kontroll e Shërbimit Informativ te Shtetit.
"Jo vetëm që se rregullon, por realizon atë pikësynim që ju keni, që pushteti të uzurpojë shtetin, SHIK-un, jo me ligj po me maliq. Ky është qëllimi i vërtetë i atyre amendimeve", tha Ruci.
"Në kalendar është i votuar në Konferencë, ky kalendar është i votuar në seancë plenare dhe është i detyruar për tu zbatuar. Se cfarë bëjnë pastaj deputetët, ata kanë për detyrë, të zbatojnë rregulloren", u përgjigj Topalli.
"Në komisionin e sigurisë ky problem u shtrua, dhe unë lexova këtu proces verbalin e mbledhjes së komisionit, ku kryetari i komisionit thotë projektligji është tërhequr. Ku kryetari i komisionit në rrugë institucionale thotë jam konsultuar me drejtuesit e Parlamentit dhe më thonë janë përfshirë të gjitha ligjet jo se diskutohet, kur kryetari i komisionit thotë që nuk ka për të kaluar në seancë plenare", vijoi Ruci.
"Mos paragjykoni vendimarrjen e seancës, mos paragjykoni vendimin e saj, keni të gjithë të drejtë tuaj të shprehni opinionet në diskutimin në parim këtij projektligji, pasi të japim kohën e nevojshme komisionit të sigurisë që të shprehet për amendamentet dhe për projektligjin në tërësi dhe jemi brenda rregullores", tha Patozi.
Miratimi i këtij projektligji do te ishte nje lajm i keq tha zoti Ruci kur sipas tij pritet nje lajm i mire, duke ju referuar vendimit qe pritet per Kosoven ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise te Hages, ai shtoi se miratimi i këtij projektligji do te ishte nje lajm i keq.
"Sot që presim një lajm të mirë për kombin shqiptar, sot do jetë një lajm i keq për shtetin shqiptar. Dhe ne jemi këtu jo thjesht për të thënë fjalën tonë, po ne jemi këtu për të mos lejuar që ky lajm i keq të bëhet realitet për shtetin shqiptar", tha Ruci.
"Sensibilitetin për Kosovën duhet ta kishit edhe në seanën e kaluar, duhet ta kishit dhe kur u miratua komisioni hetimor për masakrën e Tivarit, e kemi të përbashkët të kaluarën. Por nuk e kemi aspak të përbashkët qëndrimin ndaj të kaluarës. Ju thoni kemi të përbashkët flamurin, por herë pas here ju nxirrni flamurin me yll, sic ishte rasti i masakrës së Tivarit", u shpreh Patozi.
Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e enjte , 22 korrik 2010 ) < I mëparshmi