Arrihet marreveshja per klimen
Delegatë nga 194 vende që janë mbledhur në Afrikën e Jugut për konferencën e klimës kanë arritur një marrëveshje pas diskutimesh të vështira për një plan kompleks për të luftuar ngrohjen globale gjatë dekadave të ardhshme.
Mëngjesin e së dielës vendet pjesëmarrëse në një raund të ri bisedimesh ranë dakord për mënyrat e mbrojtjes së mjedisit. Të 194 shtetet përfaqësuese do të hartojnë deri në vitin 2015 një marrëveshje ligjore të detyrueshme për klimën, në mënyrë që të reduktohet ngrohja globale në maksimumin prej dy gradësh. Marrëveshja duhet që deri në 2020 të hyjë në fuqi. Me këtë marrëveshje do të zgjasë Protokolli i Kjotos që zyrtarisht përfundon në 2012.
Përfaqësuesit vazhduan negociatat, megjithëse konferenca dyjavore ishte parashikuar të përfundonte të premten në qytetin port të Durbanit.
Pjesa më e madhe e debatit u përqendrua në propozimin e Bashkimit Evropian për t’i detyruar vendet që krijojnë ndotjen më të madhe mes ekonomive të zhvilluara dhe ekonomive me rritje të shpejtë si Kina dhe India, të pranojnë shkurtime të detyrueshme ligjore të çlirimit të gazit karbonik.
Ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut, Maite Nkoana-Mashabane, e cila drejtoi konferencën, i kishte paralajmëruar delegatët se nëse nuk do te arrihej marrëveshja, kjo do të ishte një dështim i papërballueshem për përpjekjet ndërkomëtare për të kontrolluar nivelet e gazeve serë në atmosferë.