E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani refuzon kthimin e fluturakes amerikane

Një gjeneral i Gardës Revolucionare të Iranit ka bërë të ditur se vendi i tij nuk do t’ua kthejë amerikanëve pajisjen ajrore të spiunazhit, të zënë nga forcat e armatosura iraniane, po la të kuptohet se ekziston mundësia e një marrëveshjeje.

Gjatë një transmetimi në televizionin shtetëror iranian, gjenerali Hosein Salami tha se dhunimi i hapësirës ajrore të Iranit nga pajisja amerikane ishte një akt armiqësor.

Sidoqoftë, ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta kompensonin këtë veprim, duke marrë masa korrekte politike.

Ai nuk dha hollësi të tjera lidhur me këtë sugjerim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›