E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagime per protestat ne Rusi

Protestat e ditës së shtunë në Rusi janë komentuar nga analistët moskovitë si të domosdoshme për vendin, pasi Rusia duhet të ketë një udhëheqje të re. Këto komente erdhën pasi edhe një lëvizje e punëtorëve komunistë bëri thirrje për ndryshimin e regjimit të Vladimir Putinit.
Një ditë pasi dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Rusisë protestuan për zgjedhje të reja dhe dhënien fund të sundimit të kryeministrit Vladimir Putin, një analist reagoi ndaj protestave, duke thënë se nuk ishte i sigurt nëse këto tubime do të ndryshonin të ardhmen e Rusisë.
Protestuesit mbushën sheshin Bolotnaya në qendër të Moskës dhe në dhjetra qytete.
Kundërshtarëve të Putinit iu bashkuan edhe përkrahës të lëvizjes punëtore komuniste të Rusisë. Shërbimi i Sigurimit u përforcua të dielën kur kjo lëvizje protestoi kundër regjimit. Ata u rrethuan nga dhjetëra policë, automjete të ministrisë së brendshme dhe trupa ushtarake.
Lideri i kësaj lëvizjeje bëri thirrje për rishpërndarjen e tokës bujqësore dhe rrëzimin e qeverisë. Ai i bëri thirrje protestuesve të largojnë këtë regjim si shkaktar i parregullsive në zgjedhje. Edhe partitë e tjera rivale të Putinit thanë se rezultatet e zgjedhjeve ishin të manipuluara.
Në shtëpinë e tij në jug të Moskës, analisti politik Konstantin von Eggert tha se protestat e së shtunës i kujtonin grushtin e shtetit të 1991 që çoi në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
"Tubimi në sheshin Bolotnaya të Moskës është një ngjarje historike, pasi i jep shpresa të reja opozitës për të ardhur në pushtet", tha von Eggert. Opozita ka planifikuar një tjetër tubim më 24 dhjetor.
Një banor i Moskës Dmitry Staroverov, i cili protestoi këtë të shtunë shpresonte se protestat do të sillnin ndryshime. "Ne nuk duhet domosdoshmërisht të ndryshojmë dikë me forcë, por zgjedhjet duhet të jenë të drejta," tha Staroverov. Plani i Putinit për të shkëmbyer postin me presidentin Dmitri Medvedev vitin e ardhshëm ka thelluar ndjenjat në mesin e rusëve të cilët besojnë se janë të pafuqishëm për të ndikuar në politikë. Zyra e Putinit ka pranuar të komentojë menjëherë protestat. Medvedev ka mohuar akuzat për mashtrim në zgjedhje. Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se ka inkurajuar dhe financuar protestuestuesit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›