Dhuna ne Bregun Perendimor
Vendosja e disa barrierave metalike dhe mureve ndarëse në Bregun Perëndimor po shkakton ende protesta në Lindjen e Mesme. Të premten një palestinez u vra. Sipas protestuesve forcat izraelite e goditën në kokë me një bombulë gazi, ndërsa autoritetet izraelite theksuar se për këtë po bëhet një hetim.
Vendosja e barrierave është cilësuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës si jolegjitime që në vitin 2004.
Aktivistë palestinezë u përleshën me forcat e sigurisë izraelite pas funeralit të një demonstruesi të vrarë nga ushtarët izraelitë të premte gjatë një demonstraste në Bregun Perëndimor.
Sipas njësisë ushtarake izraelite rreth 300 palestinezë hodhën gurë kundër forcave të sigurisë izraelite në afërsi të fshatit të Bregut Perëndimor, Nabi Saleh.
Protestuesi palestinez 28-vjeçari Mustafa Tamimi, u dëmtua në kokë pasi protestoi kundër një barriere izraelite të ndërtuar në Bregun Perëndimor. Organizatorët thanë se ai u godit nga një bombul gazi lotsjellës e cila u hodh nga ushtarë izraelitë. Tamimi vdiq nga plagët e marra të shtunën, thanë një organizatorët e protestës dhe një zëdhënëse e spitalit.
Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite tha se një hetim po zhvillohet për këtë incident.
Izraeli filloi ndërtimin e gardhit metalik, me tela me gjemba dhe muret e betonit në vitin 2002 pas një vale shpërthimesh vetëvrasëse palestineze në qytetet e saj.
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës deklaroi në vitin 2004 se këto pengesa janë të paligjshme, duke thënë se forcat izraelite pushtuan këtë territor në vitin 1967.